Deputeti i opozitës së re Lefter Maliqi njihet për deklaratat e forta që bën herë pas here kundër qeverisë.
Pas vrasjeve të fundit që tronditën vendin tonë, përgjegjës sipas tij është kryeministri Edi Rama.
Sipas Maliqit kreu i qeverisë ka qenë i paaftë dhe i papërgjegjshëm, i cili jo vetëm u ka dhënë liri kriminelëve por e ka zhytur popullin në varfëri.
Deputeti paralajmëron rotacion politik dhe në vjeshtë do të ketë ngritje popullore ndaj regjimit oligarkik dhe të bandave.
“Vera e fundit ne pushtet e Mohican-it te fundit te Surrelit. Krimi, varferia, depresioni, droga kane pllakosur vendin edhe ne keto dite pushimesh.
Ramziu i Rilindjes e krimit i paafte dhe i papergjegjshem. Jo vetem mashtroi, varferoi, cpopulloi vendin por e ka mbyt krimi, korrupsioni, droga dhe babezia per te pasur gjithe pushtetet.
Vjeshta stina e zgjimit, mobilizimit, ngritjes popullore kunder Regjimit oligarkik dhe te bandave. Rotacioni politik i pashmangshem me vote ose revolucion demokratik, fundi i paralajmëruar i tij do jete i dhimbshem. Populli sfiden e ka me krimin, bandat, oligarket qe kane emrin organizata kriminale “Rilindje”. Demokracia do fitoj”, shkruan Maliqi.