• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rama dhe Trump bëhen bashkë dhe përçahet me Merkelin, Shqipëria refuzon rrjetin 5G të Kinës

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Rama dhe Trump bëhen bashkë dhe përçahet me Merkelin, Shqipëria refuzon rrjetin 5G të Kinës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Përplasjet mes Donald Trump dhe Angela Merkel duket se po ndjehen edhe në Ballkan.

Mes presidentit amerikan dhe kancelares gjermane mosmarrëveshjet janë shtuar ndjeshëm, çka ka ndikuar dhe te politikat e secilit shtet në raport me të tjerët. Rasti i Kosovës e dëshmon fare qartë këtë, pasi Gjermania ishte më e lumtura nga të gjithë mbi akuzat ndaj Thaçit. Por një betejë e fortë duket se po zhvillohet sa i takon rrjetit 5G. Huawei po lufton fort që të arrihet marrëveshja me sa më shumë shtete, mirëpo amerikanët po lobojnë fort që të refuzohet kompania kineze. Gjermania fillimisht e refuzoi, por teksa SHBA ditët fundit ka shtuar luftën me kinezët, Berlini bëri një kthesë të madhe. Qeveria gjermane po heq dorë nga ndalimi i Huaweit si furnizues i pajisjeve për 5G, raporton Frankfurter Allgemeine Zeitung. Sipas raportit, Zyra Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI) së pari do të kontrollojë teknologjinë e dhënë për të pajisur rrjetet 5G për miratim. Një katalog i masave të sigurisë do të miratohet në Aktin e Telekomunikacionit, thuhet në raport. Sipas raportit, koncepti i “besueshmërisë politike” do të jetë pjesë e ligjit. Sipas tij, një prodhuesi mund t’i refuzohet miratimi pavarësisht nga një kontroll i sigurisë nga BSI vetëm nëse Kancelaria Federale, Zyra e Jashtme, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Çështjeve Ekonomike ngrenë sëbashku shqetësimin për një ofrues mbi bazën e “besueshmërisë politike”. Megjithatë, kjo është praktikisht e pamundur, pasi Kancelaria Federale dhe Ministria Federale e Ekonomisë kanë folur vazhdimisht kundër përjashtimit të Huawei vetëm në bazë të faktit se është një kompani kineze. Ministri Federal i Brendshëm, Horst Seehofer është gjithashtu kundër përjashtimit të Huawei nga zgjerimi 5G në Gjermani.





Roli i Shqipërisë

Por nëse shohim qëndrimet e Gjermanisë dhe SHBA, qeveria shqiptare është rreshtuar krah këtyre të fundit. Vetë DASH renditi Shqipërinë si vend të sigurt për rrjetin 5G duke qenë se është refuzuar Huawei. “Krenare që shoh Shqipërinë dhe të tjerët t’i bashkohen projektit amerikan Rrjeti i Pastër për të mbrojtur rrjetin 5G. Është një vendim strategjik i rëndësishëm për të mbrojtur një infrastrukturë aq kritike”, thuhej në postimin e ambasadores amerikane. Vetë kreu i grupit të PS, Taulant Balla ka premtuar besnikëri ndaj amerikanëve. “Nisma e Rrjetit të Pastër është një përpjekje gjithëpërfshirëse për të adresuar kërcënimin afatgjatë për privatësinë e të dhënave, sigurinë dhe të drejtat e njeriut të paraqitura në botën e lirë nga aktorë autoritarë keqdashës”, shprehej ai. Pra duket qartë se si është pozicionuar qeveria shqiptare në këtë mes. Për kryeministrin SHBA është e para. Kjo duket dhe te qëndrimet që janë mbajtur në Tiranë. Ambasadorja Yuri Kim reagoi shumë butë për ndryshimet kushtetuese, shumë ndryshe nga sa priste opozita. Ajo legjitimoi Parlamentin. Nga ana tjetër gjermanët janë ata që shfaqen më kritikë. Madje ata paralajmëruan dhe bllokimin e negociatave. Pra kjo tregon se kemi një rivalitet të fortë mes SHBA dhe Gjermanisë sa i takon ndikimit në Ballkan dhe veçanërisht në vendin tonë. PS është pozicionuar krah amerikanëve, ndërsa PD duket se gëzon simpatinë e gjermanëve.

Pas

Ftoi 120 persona për hapjen e lokalit të ri, policia arreston këngëtarin shqiptar

Para

“Jemi në komunikim me palën greke”, shqiptarët prej 4 ditesh në torturë, reagon më në fund Rama për atë që po ndodh në Kakavijë

Para
“Jemi në komunikim me palën greke”, shqiptarët prej 4 ditesh në torturë, reagon më në fund Rama për atë që po ndodh në Kakavijë

"Jemi në komunikim me palën greke", shqiptarët prej 4 ditesh në torturë, reagon më në fund Rama për atë që po ndodh në Kakavijë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

nga Fast News
16:04 | 08/09/2025
0

Si (nuk) duhet nisur një email?

Si (nuk) duhet nisur një email?

nga Fast News
15:58 | 08/09/2025
0

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

nga Fast News
15:12 | 07/09/2025
0

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

nga Fast News
14:59 | 07/09/2025
0

Recent News

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

16:04 | 08/09/2025
Si (nuk) duhet nisur një email?

Si (nuk) duhet nisur një email?

15:58 | 08/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar