• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Pse qeveria shqiptare po duartroket planin grek për zgjerim në detin Jon”, historiani e thotë hapur arsyen

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Pse qeveria shqiptare po duartroket planin grek për zgjerim në detin Jon”, historiani e thotë hapur arsyen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha të mërkurën në Parlament se qeveria së shpejti do të paraqesë një projekt-ligj që zgjat ujërat territoriale të Greqisë në Detin Jon nga gjashtë në 12 milje detare.

Ndërkohë fill pas deklaratës së Mitsotakis, pati reagime të shumta edhe nga Tirana zyrtare, ku qeveria nxitoi që ta theksonte se zgjerimi i Greqisë në detin Jon nuk prek Shqipërinë.

Sakaq historiani Shaban Murati ka ngritur disa pyetje për qeverinë, duke theksuar se pse në mënyrën më të habitëshme servile bëri deklaratë zyrtare në përkrahje të planit grek të zgjerimit të ujrave territoriale greke në detin Jon.

Po ashtu Murati shton se zgjerimi i ujrave territoriale greke në detin Jon ka lidhje vetëm me Shqipërinë.

Postimi i plotë: Një pyetje e thjeshtë për zgjerimin e kufirit detar grek
As qeveria e Italisë, shteti që ndan me Greqinë detin Jon, as qeveria e Egjiptit, dhe asnjë qeveri e një shteti tjetër të Mesdheut, qofshin edhe anëtare të BE, nuk dolën dhe nuk folën në përkrahje të planit të ri të kryeministrit grek të shpallur në 26 gusht për zgjerimin e ujrave territoriale greke në detin Jon. Vetëm Tirana zyrtare në mënyrën më të habitëshme servile bëri deklaratë zyrtare në përkrahje të planit grek të zgjerimit të ujrave territoriale greke në detin Jon. Nëse zgjerimi i detit territorial grek në detin Jon nuk ka të bëjë me Shqipërinë dhe nëse është thjesht çeshtje e brendshme greke, asnjë logjikë diplomatike dhe shtetërore nuk e pranon që Tirana zyrtare duhej të duatrokiste planin e ri grek.



As qeveria shqiptare, as diplomacia shqiptare dhe gjithë skota politike filogreke në Tiranë, që brofën në përkrahje të planit të Athinës për zgjerimin e ujrave territoriale greke në detin Jon në 12 milje, nuk bëjnë dhe nuk i japin dot përgjigje pyetjes së thjeshtë:
“Përse Greqia nuk i ka zgjeruar deri tani ujrat territoriale greke në detin Jon, në një kohë që Konventa e OKB për të Drejtën e Detit, në të cilën kryeministri grek thotë se bazohet plani i ri grek, është miratuar qysh në vitin 1982?”.

Zgjerimi i ujrave territoriale greke në detin Jon nuk ka asnjë lidhje as me marrëveshjen e zonave ekonomike detare të nënshkruar nga Greqia me Italinë dhe as me marrëveshjen e zonave ekonomike detare të nënshkruar nga Greqia me Egjiptin. Italia dhe Egjipti janë qindra kilometra larg brigjeve greke.
Zgjerimi i ujrave territoriale greke në detin Jon ka lidhje vetëm me Shqipërinë.

Pas

Shkrumbohet nga flakët makina e Policisë së Sandër Lleshajt në Tiranë, asnjë zjarrfikëse nuk vjen për ta fikur

Para

Më e lumtur se kurrë! Motra e Elvanës realizon e saj ëndrrën më të madhe në Gjermani

Para
Më e lumtur se kurrë! Motra e Elvanës realizon e saj ëndrrën më të madhe në Gjermani

Më e lumtur se kurrë! Motra e Elvanës realizon e saj ëndrrën më të madhe në Gjermani

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

nga Fast News
10:56 | 16/12/2025
0

Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

nga Fast News
10:54 | 16/12/2025
0

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

nga Fast News
15:38 | 15/12/2025
0

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

nga Fast News
15:09 | 15/12/2025
0

Recent News

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

10:56 | 16/12/2025
Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

10:54 | 16/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar