• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pandemia/ Rëndohet bilanci, 6 persona humbin jetën

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Pandemia/ Shifra alarmante, 6 humbje jete në 24 orë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës së shkaktuar nga pandemia në vend.

Njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 6 persona dhe janë konfirmuar 101 raste të reja të infektuarish, nga 474 testime të kryera.





Njoftimi i Ministrisë:

Pandemia/ Ministria e Shëndetësisë: 101 raste të reja, 6 humbje jete dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit

Java që sapo lamë, paraqiti nje shtim me 5.9% të numrit të rasteve pozitive krahasuar me rastet e konfirmuara në javën e 30. Incidenca 7 ditore rezultoi 24.66 raste pozitive për 100 mijë banore. Incidencën më të lartë e ka qarku i Tiranës, ndjekur nga qarku i Durrësit dhe i Shkodrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së pandemisë në Shqipëri.

Situata epidemiologjike në javën që lamë pas rezultoi me rritje të numrit të të prekurve nga Covid 19 dhe me shtrime të reja në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”.

Java që sapo lamë, paraqiti nje shtim me 5.9% të numrit të rasteve pozitive krahasuar me rastet e konfirmuara në javën e 30.

Incidenca 7 ditore rezultoi 24.66 raste pozitive për 100 mijë banore. Incidencën më të lartë e ka qarku i Tiranës, ndjekur nga qarku i Durrësit dhe i Shkodrës.

Sa i përket grupmoshave të prekura % më e madhe e të infektuarve është në grupmoshat 55-64 vjeç, që përbëjnë rreth 20% e totalit të të prekurve.

Ndërkohë ju informojmë për situatën epidemiologjike gjatë 24 orëve të fundit. Janë kryer 474 testime për të dyshuar të prekur nga pandemia, ku 101 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi.

Në total në të gjithë vendin prej fillimit të epidemisë janë kryer 42657 testime molekulare dhe serologjike, ndërkohë vijon gjurmimi dhe hetimi epidemiologjik nga strukturat e epidemiologjisë në të gjithë territorin.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3031, që nga fillimi i epidemisë.

2417 raste aktive rezultojnë në të gjithë vendin dhe po ndiqen nga mjekët e familjes.

Aktualisht ne spitalet Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”po trajtohen 122 pacientë te konfirmuar pozitiv ku 14 paciente janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Ndërkohë pergjatë javëve të fundit e në vijim kemi një shtim të pacientëve të dyshuar me virus, të cilët po marrin trajtim në dy spitalet Covid.

Nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, mjeku pneumolog 53 vjeçar me origjinë nga Tropoja, banues në Tiranë, si pasojë e insuficencës së rëndë respitarore, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Fatkeqësisht një i ri 28 vjeç nga Shkodra, i shtruar prej disa ditësh në spital, me gjithë përpjekjet e mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.

Ka humbur jetën edhe pas përpjekjeve të ekipit mjekësor një 68 vjeçare nga Tirana, një 71 vjeçar nga Kurbini, një 79 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 77 vjeçar nga Shkodra.

I shprehim ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve.

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje qytetarëve se në rast se dyshoni se jeni të prekur nga virusi dhe keni shenja të sëmundjes, të telefononi menjëherë Urgjencën Kombëtare në numrin 127 ose në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun tuaj të familjes.

Menjehere sapo të shfaqen shenjat e para, duhet të vetëizoloheni, dhe të këshilloheni me mjekun e familjes.

I bëjmë thirrje çdo qytetari për të mbajtur maskën kudo në ambjente të mbyllura apo ku nuk ruhet diatanca, të ruani distancimin fizik dhe higjienën personale.

Në këtë situatë të pazakontë, detyra dhe përgjegjësia e secilit është të zbatojë rregullat e thjeshta, të ruajë veten dhe të afërmit.

Pandemia – Statistika (3 Gusht 2020)

Testime totale            42657

Raste pozitive              5620

Raste të shëruara         3031

Raste Aktive                2417

Humbje jete                172 (Qarku Tiranë 87, Shkodër 29, Durrës 22, Fier 9, Elbasan 6, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 4, Lezhë 4, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 66 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 7 në Lezhë, 5 në Shkodër, 3 në Durrës, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, nga 1 rast në Lushnje, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Selenicë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                                                                   1342

Durrës                                                                  302

Shkodër                                                               218

Fier                                                                        96

Vlorë                                                                     93

Lezhë                                                                    84

Korçë                                                                    78

Kukës                                                                    69

Elbasan                                                                 54

Berat                                                                     29

Dibër                                                                     28

Gjirokastër                                                           24

Pas

Rita Ora i heq të gjitha rrobat në plazh, por shikoni komentin epik që i bën e ëma (FOTO)

Para

Largohet nga PD/ Ish-deputeti i njohur niset për në Irak, fillon punë të re

Para
Largohet nga PD/ Ish-deputeti i njohur niset për në Irak, fillon punë të re

Largohet nga PD/ Ish-deputeti i njohur niset për në Irak, fillon punë të re

Të Gjitha

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

nga Fast News
09:00 | 20/06/2025
0

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

nga Fast News
08:30 | 20/06/2025
0

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

nga Fast News
08:00 | 20/06/2025
0

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

nga Fast News
23:52 | 19/06/2025
0

Recent News

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

09:00 | 20/06/2025
Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

08:30 | 20/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar