• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Nuk mbrohet Sonila, mbrohet standardi- Nga Elona Caslli

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Nuk mbrohet Sonila, mbrohet standardi- Nga Elona Caslli
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Elona Caslli

Çdo ngjarje, çdo ndodhi apo çdo qëndrim, në vetvete para se të përmbajë dy personazhe me emra të përveçëm, përmban një standard që duhet mbrojtur apo duhet gjykuar.





Kam shkruar artikuj kundër disa personazheve në këtë vend, por kurrë nuk kam prekur jetën e tyre private. Edhe në rastin kur shkruajta për Elisa Spiropalin, për shkak të kuptimit të kufizuar që kanë një pjesë e njerëzve për fjalën “moral”, u desh të nxirrja përcaktin e fjalës moral nga fjalori i gjuhës shqipe, për t’u dhënë të kuptuar disa njerëzve që morali nuk përcaktohet veçse nga marrëdhënia korrekte që ke me bashkëshortin tënd. Morali është shumë i gjerë se kaq.

Në rastin e artikullit të Frrok Çupit përmes reagimit tim, nuk mbroj Sonila Meçon, mbroj standardin që duhet të ruhet, jo vetëm në gazetari por kudo gjetkë gjatë një debati.

Të mbrosh standardin do të thotë të parandalosh gjymtimin e tij. Në të vërtetë, prisja një ndjeshmëri shumë më të lartë, nga gazetarët shqiptarë lidhur me këtë artikull. Nuk dëmtohet veçse imazhi i një gruaje, por dëmtohet standardi i të bërit gazetari në këtë vend. Mosreagimi ynë apo heshtja jonë e zyrtarizon këtë standard dhe e fut në rrjedhën normale tët të bërit gazetari.

Nuk do t’i kisha shkruar këto fjalë, nëse brenda artikullit të Frrok Çupit, do të isha përballur qoftë edhe me një argument të vetëm profesional. Kur them argument profesional, nënkuptoj një analizë të mirëfilltë të programeve të Sonila Meco, ku të pasqyrohej raporti i kësaj gazetareje me të vërtetën dhe me ngjarjet që ndodhin në këtë vend.

Nëse argumenti do të kish qenë profesional, do të përqëndrohej në ngjarje të caktuara që kanë ndodhur në këtë vend dhe në trajtimin që gazetarja në fjalë u ka bërë këtyre ngjarjeve.

Asgjë të tillë nuk pashë në artikullin e Frrok Çupit ndërkohë që të gjitha emisionet e gazetares janë krejt të arritshme në you tube.
Pra, në mungesë të një argumenti profesional, nuk mund të shndërrojmë në normë sulmi, argumentin personal dhe të abuzojmë me këtë të fundit.
Këtë dikton urtia që buron nga Evropa tek e cila synojmë të hyjmë.

Unë besoj fort se para se të urojmë ta prekim Evropën zyrtarisht, duhet ta prekim këtë të fundit mendërisht. Prekja mendore e Evropës është më e rëndësishme se prekja zyrtare e saj.
Pra, shqiptarët duhet të takohen fillimisht në mendim me Evropën e mandej të synojnë përfshirjen zyrtare brenda saj.

Nëse takohemi në mendim me Evropën, përfshirja brenda saj është thjesht një ushtrim burokratik.

Të takohesh me mendim me Evropën do të thotë të mbrosh standardin e qytetarisë dhe etikës profesionale, ndonëse ky standard nuk të ka prekur ty në vetë të parë.

Mbrojtja apo reagimi kundër një standardi të gjymtuar në gazetari apo kudo tjetër, bën që ky standard të mos përsëritet më dhe bën që kultura e debatit të zhvillohet mes një argumenti logjik dhe mes një argument tjetër logjik dhe jo siç ka ndodhur në artikullin në fjalë, ku ka veç një bashkësi etiketimesh që autori përpiqet të na i shesë si të vërteta apo akoma më keq si gazetari të mirëfilltë.

Post Scriptum- E duam Evropën por paradoksalisht nuk si sillemi dhe nuk shkruajmë si evropianë.

Pas

“SPAK ka bërë një hetim që nuk ekziston” Avokati i Ylli Ndroqit del në konferencë: Do ankimojmë vendimin

Para

Pandemia/ Bilanci tragjik: 6 viktima dhe shifra alarmante infektimesh

Para
Pandemia/ Bilanci tragjik: 6 viktima dhe shifra alarmante infektimesh

Pandemia/ Bilanci tragjik: 6 viktima dhe shifra alarmante infektimesh

Të Gjitha

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

nga Fast News
09:00 | 20/06/2025
0

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

nga Fast News
08:30 | 20/06/2025
0

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

nga Fast News
08:00 | 20/06/2025
0

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

nga Fast News
23:52 | 19/06/2025
0

Recent News

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

09:00 | 20/06/2025
Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

08:30 | 20/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar