• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Në kulmin e pandemisë, Basha bën paralajmërimin e fortë: Situata nuk pret

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Në kulmin e pandemisë, Basha bën paralajmërimin e fortë: Situata nuk pret
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas situatës së krijuar nga pandemia në vendin tonë, ku shifrat e rasteve të reja janë ende në rritje, ka ardhur dhe reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ai hedh akuza të forta në drejtim të qeverisë duke thënë se ka dështuar në menaxhimin e situatës.





Basha thekson se kryeministri nuk ka asnjë plan për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë, asnjë strategji për pandeminë, asgjë përveç propagandës dhe heshtjes apo sulmeve trashanike ndaj çdokujt, që kërkon transparencë dhe veprim.

Ndër të tjera, ai shprehet se tashmë jemi në limite dhe se koha nuk pret, por duhen marrë masa për nxjerrjen e vendit nga kjo situatë.

REAGIMI I PLOTE I KRYETARIT TE PD LULZIM BASHA

Kriza e pandemisë dhe kriza ekonomike, po rëndohen çdo ditë. Mjekët dhe infermierët janë sot të vetmit që kujdesen për qytetarët e prekur nga virusi. Por kjo fatkeqësisht nuk mjafton.

Në kulmin e pandemisë, kur numri i të infektuarve dhe atyre që humbin jetën po rriten frikshëm, kryeministri nuk ka asnjë plan për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe ekonomisë, asnjë strategji për pandeminë, asgjë përveç propagandës dhe heshtjes apo sulmeve trashanike ndaj çdokujt, që kërkon transparencë dhe veprim.

Që prej marsit, pas konsultimeve me ekspertët e shëndetësisë dhe ekonomisë, i propozuam qeverisë një plan masash për të mbrojtur shëndetin dhe ekonominë e qytetarëve.

Mosveprimi dhe mungesa e masave për të mbrojtur spitalet dhe qëndrat shëndetësore, i ktheu ato në vatra të rrezikshme të përhapjes së virusit. Refuzimi për të marrë masat për mbrojten e stafeve mjekësore, i la mjekët dhe infermierët të pambrojtur përballë virusit.

Shqiptarëve vazhdon t’ju mungojë informacioni se si është gjendja në spitale, sa teste, sa shtretër, sa aparate respiratore dhe medikamente janë në dispozicion për të infektuarit nga COVID-19 dhe për qytetarët që vuajnë nga sëmundje të tjera.

Numri i testimeve vazhdon të jetë i pamjaftueshëm. Shumë qytetarë që kanë patur kontakt apo familjarë të prekur nga virusi, u refuzohet testimi. Si në asnjë vend tjetër nuk ka asnjë transparencë për kushtet apo mënyrën e trajtimit të qytetarëve, që kurohen në Spitalin Infektiv apo te “Shefqet Ndroqi”. Situata është katastrofike në rrethe, ku të infektuarit e kanë të pamundur të marrin trajtim shëndetësor dhe ju duhet të blejnë vetë edhe aparaturat për oksigjenoterapi.

Censura për atë ç’ka po ndodh realisht, gënjeshtrat e përsëritura për hapjen e spitaleve të reja COVID, pamjet e rënda të familjarëve që sigurojnë aparatura dhe medikamente për të afërmit e tyre të shtruar në spital, janë pasqyra e qartë e dështimit të qeverisë përballë pandemisë.

Për të mos prekur paratë që shkojnë për tenderat dhe koncesionet korruptive, nuk u morën masa për pajisjen e strukturave spitalore me aparaturat e nevojshme. Shqipëria ka sot shpenzimet më të ulëta për shëndetësinë nga gjithë shtetet e Europës Juglindore. Ndërkohë kryeministri ndan miliona euro më shumë për klientët e tij.

Mosplotësimi i nevojave për aparatura e mjetet e nevojshme të strukturave spitalore, ka vënë në rrezik dhe jetën e mijëra qytetarëve të prekur nga sëmundje të ndryshme, që nuk po marrin shërbimin e nevojshëm shëndetësor.

Shqiptarët po kalojnë ditët me ankthin e kërcënimit ndaj shëndetit, me frikën e humbjes së vendit të punës dhe pamundësisë që i kërcënon çdo ditë.

Mijëra biznese janë mbyllur e qindra të tjera janë në prag falimentimi, mijëra njerëz kanë mbetur pa punë, e për rrjedhojë pa asnjë të ardhur për familjen e fëmijët e tyre. Çmimet po rriten dhe pamundësia po shtohet. Qytetarët duan zgjidhje, duan mbështetje, kanë nevojë për ndihmë. Por kjo qeveri ofron vetëm gënjeshtra dhe propagandë.

Mijëra prindër dhe fëmijë janë të paqartë çfarë do të ndodhë me arsimin këtë vit. Kur do të fillojë shkolla? Do të ketë mësim online? A janë masat për dezinfektim dhe distancim social? Nëse do të ketë mësim online, çfarë masash ka marrë qeveria që të gjithë fëmijët të kenë mundësi të pajisen me mjetet dhe internetin e nevojshëm? Asnjë plan, asnjë informacion nuk ka deri më tani.

Në këtë situatë të rëndë, një kryeministër dhe një qeveri e përgjegjshme nuk do ishin përthithur në qejfet e veta dhe pushime luksoze, por do të merreshin seriozisht me pandeminë dhe krizën ekonomike. Sot qytetarët kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje konkrete. Për këtë nevojitet urgjentisht një plan i detajuar për përballimin e situatës së pandemisë, ndihmë reale për gjithë familjet në nevojë, për të përballuar krizën ekonomike, si edhe një rrugëzgjidhje për arsimin, në kushtet kur prindërit dhe nxënësit kërkojnë qartësi së çfarë do të bëhet në shtator me shkollat. Koha nuk pret!

Pas

‘Deklaroni pasurinë brenda 48 orësh’ OFL ultimatum 3 ‘të fortëve’ të rradhës (EMRAT)

Para

Merret vendimi/ Ky është shteti që hap kufirin me Shqipërinë, ja kushti që duhet plotësuar

Para
Merret vendimi/ Ky është shteti që hap kufirin me Shqipërinë, ja kushti që duhet plotësuar

Merret vendimi/ Ky është shteti që hap kufirin me Shqipërinë, ja kushti që duhet plotësuar

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

nga Fast News
16:04 | 08/09/2025
0

Si (nuk) duhet nisur një email?

Si (nuk) duhet nisur një email?

nga Fast News
15:58 | 08/09/2025
0

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

nga Fast News
15:12 | 07/09/2025
0

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

nga Fast News
14:59 | 07/09/2025
0

Recent News

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

16:04 | 08/09/2025
Si (nuk) duhet nisur një email?

Si (nuk) duhet nisur një email?

15:58 | 08/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar