Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Në 2021 nuk do kandidojë Rama, Berisha, Basha, as Meta” Ngjela: Ja kush do e marrë në dorë politikën

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Në 2021 nuk do kandidojë Rama, Berisha, Basha, as Meta” Ngjela: Ja kush do e marrë në dorë politikën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në Shqipëri.

Ai e konsideron të suksesshëm marrjen e vendimit për listat e hapura në zgjedhje.

Në një intervistë për ‘Bota Sot’, Ngjela shprehet se tashmë ka ndryshuar gjithçka në politikën shqiptare dhe priten zhvillime akoma më të fortë me veprimin e SPAK.

Sipas tij në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2021 nuk do të mund të kandidojnë as Berisha, as Rama, as Basha dhe as Meta, pasi duhet të jene nën akuzë për pronësinë e paligjshme që kanë në disponim, por situatën do ta marrë në dorë politika amerikane dhe ajo e Bashkimit Evropian.

“Kjo është një ndërmarrje pozitive, sepse, deri tani, shqiptarët kanë 12 vjet që nuk e dinë se për cilin individ po votojnë. Ka qenë një kryetar partie, i cili që nga viti 2008, e në çdo proces elektoral, u ka thënë shqiptarëve: hani këtë supë! Se kjo është supa ime, dhe unë jam seleksionuesi absolut i atyre që ju duhet të sillni në Parlament. Por, tani ndryshoi gjithçka.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Megjithatë, duhet të përmendim këtu se Shqipëria ndërkohë ka katër vjet që ka hyrë në një reformë antikorrupsion, në të tre pushtetet kushtetues: në pushtetin legjislativ, në pushtetin ekzekutiv dhe në pushtetin gjyqësor.

Tani kjo goditje ligjore antikorrupsion ka hyrë në një fazë konkrete: pasi janë përjashtuar për korrupsion rreth 60 përqind të gjyqtarëve dhe prokurorëve; dhe, pasi ka filluar edhe goditja në pronësinë e paligjshme të krimit të organizuar, shpejt pritet të fillojë kontrolli dhe goditja kundrejt regjistrit të lartë të politikës, nën procedurën e rreptë ligjore të strukturës institucionale, tashmë të formuar dhe që quhet SPAK.

Në funksion të kësaj reforme, na duhet të themi se, ashtu si do të shkojë situata antikrim në Shqipëri, as Berisha, as Rama, as Basha dhe as Meta, nuk besoj se do të kenë mundësi të kandidojnë në zgjedhjet e vitit 2021, sepse duhet të jene nën akuzë për pronësinë e paligjshme që kanë në disponim.

Ne sot në Shqipëri vetëm këtë shpresë kemi, dhe do ta realizojmë se e ka marrë në dorë politika amerikane dhe ajo e Bashkimit Evropian. Por, më duhet të arsyetoj se, pas pastrimit antikorrupsin në Tiranë, kjo valë do të kalojë edhe në Prishtinë. Të dy shtetet shqiptare janë të pushtuara nga liderë të korruptuar që, si të tillë, po luajnë edhe kundër interesit kombëtar. Por janë të identifikuar, dhe jam i bindur kur them se do të likuidohen.”, deklaron Spartak Ngjela.

 

 

Pas

Tragjike/ Gjendet i mbytur një 30 vjeçar në plazhin e Durrësit, policia jep detajet

Para

“Kthehuni mbrapsht” Policia Rrugore thirrje qytetarëve pas kaosit në Kakavijë: Nuk kaloni dot në Greqi

Para
“Kthehuni mbrapsht” Policia Rrugore thirrje qytetarëve pas kaosit në Kakavijë: Nuk kaloni dot në Greqi

“Kthehuni mbrapsht” Policia Rrugore thirrje qytetarëve pas kaosit në Kakavijë: Nuk kaloni dot në Greqi

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

nga Fast News
10:52 | 06/04/2026
0

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

nga Fast News
10:32 | 06/04/2026
0

La mjekësinë për t’u marrë me modën, si u bë Armani një nga markat më të fuqishme ndërkombëtare

La mjekësinë për t’u marrë me modën, si u bë Armani një nga markat më të fuqishme ndërkombëtare

nga Fast News
10:24 | 06/04/2026
0

Naftë e shtrenjtë, por importi i makinave arriti rekord historik në mars; 3-fishohen dhe elektriket

Naftë e shtrenjtë, por importi i makinave arriti rekord historik në mars; 3-fishohen dhe elektriket

nga Fast News
10:15 | 06/04/2026
0

Recent News

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

Fondet për bujqësinë dhe skenari për ta nxjerrë sektorin nga kriza

10:52 | 06/04/2026
Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

Eksperti i njohur bën llogaritë: Qeveria përfiton mbi 70 mln euro nga rritja e çmimit të naftës

10:32 | 06/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora