• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ku ti keni ato…”, vd*ksh ishalla”, nxehet keq Ylli Manjani, del me deklaratën e papritur që në pikë të mëngjesit

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
“Ku ti keni ato…”, vd*ksh ishalla”, nxehet keq Ylli Manjani, del me deklaratën e papritur që në pikë të mëngjesit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e ka nisur ditën e sotme me një deklaratë të fortë në rrjetet sociale. I nisur nga mesazhet fyese e lavdëruese në në Facebook, Manjani sqaron një herë e mirë se për ata që e quajnë një politikan, ai nuk është i tillë. Manjani thekson se është elektron i lirë dhe jep mendimin e tij pa u ndikuar nga askush. “Kjo sqaron edhe ata komentues që ende më shohin si përfaqësues të LSI. E përsëris: cfarë del nga goja ime dhe shkruhet nga dora ime është ekskluzivisht e imja. Në komentet e mia përveç se ndaj Ramës& co, gjendet kritika edhe për LSI, Monikën, Ilir Metën, Lulzim Bashën.

Kam shprehur qartë mendimin tim në favor të rotacionit politik, por nuk kam ndalur së kritikuari, në mënyrën time e stilin tim”, shton Manjani në statusin e tij.





Postimi i Manjanit

Konstatime nga komentues të ndryshëm.

============

Pas një kohe disa mujore, mbrëmë bëra një pastrim të Inbox. Natyrisht i hodha një sy të tërësi cfarë shkruhej aty.

Ka shumë njerëz që marrin mundimin të më shkruajnë dhe, vetëm për këtë fakt ndjehem i nderuar. Edhe kur më shajnë njëfarë vlerësimi është që dikush ulet, harxhon kohë e shkruan dicka për ty. Shprehet. Lirohet.

Por çmoj se duhet të sqaroj dy kategori kryesore që më vjen si konstatim prej komenteve në inbox por edhe në murin elektronik të statuseve të mia.

1. Shumica e komentuesve më shohin si politikan. E kam sqaruar dhe më parë dhe po e bëj përsëri që unë NUK JAM POLITIKAN. Nuk kam mandat për të bërë politikë. Në fakt drejtpërdrejt nga njerëzit kurrë nuk kam patur mandat përfaqësues. Kurrë nuk kam qenë deputet, pra.

Kam kryer detyra që njihen si politike, por i mandatuar nga LSI, jo nga populli. Që prej janarit 2017 nuk kam më asnjë mandat as nga LSI e as nga parti apo individ tjetër politik.

Kjo sqaron edhe ata komentues që ende më shohin si përfaqësues të LSI. E përsëris: cfarë del nga goja ime dhe shkruhet nga dora ime është ekskluzivisht e imja. Në komentet e mia përveç se ndaj Ramës& co, gjendet kritika edhe për LSI, Monikën, Ilir Metën, Lulzim Bashën.

Kam shprehur qartë mendimin tim në favor të rotacionit politik, por nuk kam ndalur së kritikuari, në mënyrën time e stilin tim.

Kjo është e vërteta. Duan ti shohin mendimet e mia si të LSI apo të dikujt tjetër, le ta bëjnë! Por nuk është e vërteta kjo që duan të shohin. E vërteta është kjo që po ju them: jam qytetar i lirë që bëj komente dhe shpreh mendime për politikën, thjesht si shprehje e lirisë sime për tu shprehur. Kaq.

Në FB, jo pa qëllim nuk kam asnjë logo politike ( BAYERN MÜNCHEN nuk është një e tillë) sepse nuk shkruaj as për të mbledhë vota e as për të kërkuar mbështetje politike. Nuk kam as Page që të shkruaj për publikun e gjerë, por thjesht një llogari personale me miq virtualë me të cilët debatojmë mbi ide pa fyer askënd.

Pra nuk kërkoj mbështetje për politikë, se nuk kam ku ta coj. FB është një rrjet social, ku komentojm, analizojmë por bëjmë edhe humor.

2. Kategoria e dytë më e madhe e komentuesve më tërheqin vemendjen se kam qenë ministër.

Sipas tyre një ish ministër nuk duhet të shprehet, të flasë aq më pak të komentojë me humor shaka e ironi. Shoqe dhe shokë, apo zonja e zotërinj, miq e sharës të mi, kam kryer detyrën e ministrit për pak më shumë se 15 muaj. Edhe vetë e kam harruar tashmë atë periudhë ndërkohë që ma kujtoni ju.

Sinqerisht ju falenderoj!

Ju siguroj që atë detyrë e kam kryer më mend e mia brenda një mandati politik të dhënë nga LSI, deri sa ditën që kjo e fundit vendosi të mos binte dakort më me mendimet e mia, por u dakortësua me Kryeministrin Edi Rama. (Temë tjetër kjo..)

Ka disa që mendojnë se ato 15 muajt e mia si ministër janë më shumë se 30 vite ministra që kanë shërbyer e shërbejnë aty. Sdi çtë them për këta sepse është çështje memorie…

Por të qenit ministër nuk mund të jetë dënim për të mos folur, as nuk është heqje e lirisë për të menduar e për t’u shprehur. Përkundrazi kur dikush kryen detyra të tilla duhet të shprehet sa më shumë, mendoj unë.

Sa më takon nuk kam përtuar ti shpreh mendimet e mia dhe përgjatë atyre 15 muajve në detyrë. Ju kujtoj se për shkak të atyre mendimeve u shkarkova. Mund të kisha mbyllur gojën, sic më shkruajnë disa. Pa dyshim do isha ende andej vërdallë si të tjerët.

Po sinqerisht nuk e kuptoj dot këtë mesazh, që i thuhet një ish zyrtari pse fole atëhere dhe pse flet dhe sot?!

Aq më pak e kuptoj vëretjen për të qenë etik, për të mos bërë ironi, sarkazëm dhe shkruar fjalë të pakëndshme sepse kam qenë ministër. More tu pyes unë, si i dini ministrat ju që nuk dhjesin, që sbëjn turpe më gratë e tyre, a si?! ????????

Do ti themi të gjitha si të na vijë për ti thënë, me fjalë të falorit SHQIP-SHQIP. Mjafton të mos fyejmë dhe shpifim, kjo është e rëndësishme.

————-

P.S. Në kategorinë e sharësve me pagesë dua të veçoj komentin e plakave “vdeksh ishalla”.

Po, o plakat elektronike faleminderit që ma kujtoni se edhe unë do vdes! Se jam vdekatar si të gjithë ju. Por qoftë me radhë kjo punë!

Nga ana tjetër eglendisem shumë me frikën ndaj vdekjes (e kam dhe unë shumë atë frikë), sepse e di që ditën që nuk marr më frymë në këtë botë ska më asnjë rëndësi se cfarë ndodh. Nuk besoj hiç tek ato muhabetet e përtejme… Ndaj do llafosemi sa të kemi frymë, se andej matanë nuk është ashtu si thonë… ????Nuk punon më celulari andej…

Sharësve të tjerë, që hapin librin e shtëpisë, kam gjithmonë qejfin tua kthej shqip:

Ku ti keni ato të librit tuaj!

Pas

E jashtëzakonshme/ Ekspertët filmojnë koronavirusin kur futet në qeliza dhe më pas infekton trupin e njeriut

Para

“Ishte i martuar në Angli”, dalin detaje të rënda nga mbytja e 17 vjeçares në Velipojë

Para
Ishin njohur në facebook, dalin detaje të reja nga ngjarja në Velipojë, si gënjeu 25-vjeçari në dëshminë e tij

"Ishte i martuar në Angli", dalin detaje të rënda nga mbytja e 17 vjeçares në Velipojë

Të Gjitha

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

nga Fast News
16:35 | 13/06/2025
0

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

nga Fast News
16:30 | 13/06/2025
0

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

Qeveria rishikon për herë të dytë buxhetin. Ja kujt i hiqen dhe kujt i jepen para

nga Fast News
16:21 | 13/06/2025
0

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

Nga një copë pice… te një milion dollarë: Çifti amerikan fiton lotarinë rastësisht

nga Fast News
16:34 | 12/06/2025
0

Recent News

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

Konfliktet globale, pasojat tek ekonomia. Cfarë na pret?

16:35 | 13/06/2025
Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

Zgjidhni zanatet, regjistrimet në arsimin profesional nisin në Korrik, mbi 2500 bursa për të rinjtë

16:30 | 13/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar