• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Keni ankth të vazhdueshëm nga pandemia? Zbuloni si ta largoni

nga Fast News
5 years më parë
në Lifestyle
0
Keni ankth të vazhdueshëm nga pandemia? Zbuloni si ta largoni
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Periudha e gjashtë muajve të fundit cilësohet si një nga më stresueset për njerëzit në të gjithë globin. Duke filluar që me karantinën e deri tek kufizimet e përditshme me të cilat haseni çdo ditë, mund të ndjeni edhe ankthin e vazhdueshëm mbi situatën.

Megjithëse është një ndjenjë e justifikueshme për këtë periudhë, ju mund të bëni diçka për ta mbajtur atë larg e për të ruajtur balancën tuaj mendore. Më poshtë ju sjellim pesë këshilla se si të përballeni shëndetshëm me ndjenjat tuaja të ankthit apo ataket e panikut që shkaktohen nga ai.





Hapi 1: Nevoja për socializim
Nëse ka diçka me të cilën shumica e njerëzve po lufton është pa dyshim himbja e socializimit normal në jetën e përdotëshme. Lidhjet sociale me njerëz të tjerë janë po aq të rëndësishme për njeriun sa kanë aftësi të përmirësjnë shëndetin mendor dhe të sjellin gëzim dhe qëllim në jetën tonë. Studimet kanë zbuluar se ky aktivitet i trurit gjithashtu ka një efekt fizik, lidhja e fortë sociale përmirëson sistemin tonë imunitar dhe mund të zgjasë jetëgjatësinë.

Nga ana tjetër, është treguar se mungesa e lidhjes sociale mund të jetë më e dëmshme për shëndetin sesa mbipesha, pirja e duhanit dhe presioni i lartë i gjakut. Duke thënë të gjitha këto ju mund ta kuptoni sa e rëndësishme është kjo hallkë për njeriun, ndaj pavarsisht distancave mos i shkëpusi lidhjet tuaja shoqërore. Mundohuni të komunikoni sa më shumë me miqtë e të afërmit me anë të teknologjisë.

Hapi 2: Bëni plane
Bëni plane dhe realizojini ato me patjetër. Organizoni diçka me personat brenda familjes, lini një orar për tu marrë me veten tuaj apo dilni një shëtitje nuk ka rëndësi. Edhe nëse ndiheni në ankth për të gjitha këto procese mundohuni të angazhoheni me diçka të re çdo ditë duke dalë nga shtëpia e duke qëndruar të sigurtë nën masat e caktuara.

Hapi 3: Jini vetja
Për disa njerëz socializimi i tepërt apo aktivitete të caktuara nuk përbëjnë stilin normal të jetesës ndaj ju fokusohuni sa më shumë tek vetja dhe mos u sforconi. Dilni nga shtëpia takoni njerëzit që ju bëjnë të ndiheni mirë në ndonjë park për një kohë të shkurtër e pastaj kthehuni në normalitetin tuaj.

Hapi 4: Qetësohuni
Pas një dite takimesh apo shëtitjesh është shumë e rëndësishme të ktheheni në shtëpi e të gjeni sërish rehatinë tuaj. Merrni pak kohë për veten dhe bëni diçka që ju ndihmon të ktheheni në rutinën tuaj shtëpiake bëni një banjë, lexoni një libër, shikoni një shfaqje apo film që ju pëlqen apo gatuani një vakt të shijshëm. Mos planifikoni shumë ngjarje shoqërore në një hapësirë të shkurtër kohe, thjesht merreni ngadalë tani dhe lejojini vetes më shumë kohë dhe hapësirë.

Hapi 5: Kurat natyrale
Një nga mënyrat më të mira për tu përballur me ankthin janë kurat natyrale. Nuk po flasim për asgjë të ndërlikuar e të pamundur, por për konsumimin e ushqimeve të duhura. Mahnezi dhe vitamina B janë shumë të nevojshme gjatë kësaj kohe pasi ato ndihmojnë në largimin e stresit dhe shtojnë relaksin e qetësinë. Kështu konsumoni shumë rrush, fara kungulli, banane apo bajame për magnez. Ndërsa për të marrë vitaminë B pjesë e dietës tuaj të përditëshme duhet të jenë gruri, mishi, vezët e bulmeti. /AgroWeb/

Pas

Pipero bën parashikimin e rasteve për muajin shtator, ja si do të paraqitet intensiteti i virusit

Para

Lajm i fundit/ Goditet në kokë punëtori i një pallati në ndërtim, ja gjendja

Para

Lajm i fundit/ Goditet në kokë punëtori i një pallati në ndërtim, ja gjendja

Të Gjitha

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

nga Fast News
09:00 | 20/06/2025
0

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

nga Fast News
08:30 | 20/06/2025
0

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

Garancia Sovrane për bujqësinë, ja si do të përfitojnë fermerët nga 3 mld lekë

nga Fast News
08:00 | 20/06/2025
0

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

Ndërmarrjet shtetërore ushtarake, ish-punonjësit e Mjekësit, Gramshit e Poliçanit do të marrin pagat e prapambetura

nga Fast News
23:52 | 19/06/2025
0

Recent News

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

QKB, thirrje bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare, afati i fundit 31 korriku

09:00 | 20/06/2025
Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

Ndonjëherë, ju duhet “ta mashtroni” veten për të pasur sukses

08:30 | 20/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar