• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Lifestyle

Kafshët shtëpiake, një e mirë e madhe, nuk do ta besoni se çfarë efekti japin kundër virusit

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Lifestyle
0
Kafshët shtëpiake, një e mirë e madhe, nuk do ta besoni se çfarë efekti japin kundër virusit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Mua macja ime më ka ndihmuar gjithmonë dhe jo vetëm këtë periudhë. Kam kaluar një periudhë që vuaja nga ankthi dhe paniku para disa vitesh dhe pak a shumë gjatë izolimit rrezikoja çdo ditë që të më rishfaqeshin ato simptoma. Macet dhe qentë kanë një veti që nëse sheh se një nga pjestarët e familjes ka ndonjë shqetësim, të afrohen më tepër duke të të shpërqendruar nga ajo gjendja që të çon drejt ankthit,” tregon Flavio me një dashuri shumë të madhe për macen e tij Ozi e cila është bërë një familje e vogël për të.


Organizata vullnetare “Animals Need Me” kanë që në dhjetor të 2012 që veprojnë në Shkodër. Oli Pero, themeluese e organizatës tha për Gazetën “Si” se gjatë periudhës mars, prill, maj, ajo bashkë me vullnetarët e tjerë kanë shpëtuar nga rruga 45 këlyshë dhe 55 kotele.





“Sigurisht një grup i vogël prej 7 vetash siç jemi ne, do e kishte të vështirë ta menaxhonte këtë situatë po të mos na ishin ofruar disa qytetarë si familje strehuese. Fale tyre kemi mundur ta përballojmë ngarkesën e madhe” tregon Oli.

Ajo thotë se fakti që të gjithë kanë qenë në shtëpi dhe kanë patur kohë t’i kushtohen qenve dhe maceve në nevojë i ka ndihmuar shumë. Gjithashtu donacionet për këta 3 muaj u patën rritur pasi organizata ka bërë thirrje për blerjen e ushqimit për qentë dhe macet e rrugës kur mbyllja e bizneseve dhe sidomos lokaleve, mungesa e qarkullimit në rrugë, i la kafshët endacake në mëshirë të fatit. Ndaj Oli bashkë me grupin thonë se e kanë ndjerë për detyrë të dilnin çdo ditë, kur ishin oraret, në grupe të ndryshme për të ushqyer qentë dhe macet në rrugë. “Kjo gjë ka zgjatur deri në fund të karantinës” tha Oli.

Flavio tregon për Gazetën Si se shumë njerëz që ai njeh, gjatë karantinës, sidomos ata që nuk kishin një punë edhe para izolimit kërkonin të mbushnin diten me aktivitet dhe kafshët shtëpiake pak a shumë kanë nevojë për mirëmbajtje apo ushqim. “Një shëtitje rreth lagjes në oraret e caktuara, ushqyerja, lojrat, gjithë këto sikur të mbushnin ditën dhe orët kalonin pak më shpejt” tregon Flavio.

Ai thotë që shoqëria me Ozin e ka ndihmuar më shumë sesa do e ndihmonte një shok apo dikush tjetër. Rreth tij kishte vetëm njerëz që flisnin pafund për izolimin, virusin, vdekje e çdo gjë tjetër negative, gjë që nëse ai nuk do të kishte macen e tij që siç edhe shprehet “momentet me të të bënin të harroje se në çfarë gjendje ishte njerëzimi” ndoshta do të rrezikonte një rikthim të gjendjes së ankthit. Mili është një djalë i ri nga Durrësi që i donte shumë kafshët, por kurrë nuk e ka marrë mundimin të ketë një pasi mendonte se nuk kishte mjaftueshëm kohë për t’ja përkushtuar.

Kjo gjë ndryshoi në momentin që vendi yne u fut në izolim për shkak të Covid-19. Ai ndihej vetëm dhe situata ndikoi shumë në gjendjen e tij psikologjike e në këto kushte vendosi të marrë një qen.

“Në fakt dëshira ka qenë gjithmonë, vetëm mendoja se nuk do të kem mjaftueshëm kohë për tu përkushtuar dhe për ti dhënë gjithë vëmendjen që do një qen. Tani e kisha mundësinë dhe nuk e mendova dy herë. Mora Sashën” tregon Mili. Ai ka një lidhje shumë të ngushtë me qenin e tij, aq sa e quan “shpëtimtar” pasi ai thotë se pikërisht Sasha e ka ndihmuar të kalojë izolimin pa shqetësime dhe madje ia ka bërë shumë argëtues. Tani janë shokë dhe Mili tregon për Gazetën “Si” se Sasha i ka vërtetuar se koha gjendet nëse e do një mace apo qen.

Sa i takon adoptimeve, Oli tregon se ka patur një rritje të lehtë, por jo aq sa pritej.
Oli shprehet për Gazetën “Si” se qytetarët shqiptarë janë akoma të pandërgjegjësuar mbi rëndësinë e adoptimit, kushtet që duhet t’i ofrohen një qeni apo maceje në shtëpi, sterilizimit dhe fatkeqësisht braktisjet mbeten të larta dhe “ky është problemi kryesor pse kemi kaq shumë endacakë në rrugë.”

Nga organizata e saj janë kryer rreth 110 adoptime në Shqipëri dhe 23 jashtë Shqipërisë, në Itali, Austri, Gjermani, por pandemia ju ka penguar transportin ku nga 50 qen të skeduar për adoptim në Amerikë, Itali, Austri, Angli, Gjermani dhe Zvicer, janë arritur të transportohen vetëm ato 23 të lartpërmendurit.

Të njejtët këlyshë në familjen adoptuese
Për organizatën gjërat janë aq sa të lehta aq edhe të vështira, por falë bashkëpunimit me organizatat e tjera në botë, mirësisë së shumë qytetarëve në Shqipëri dhe padyshim vullnetit dhe dashurisë së grupit, misioni i tyre kryhet. Mund të themi se Flavion dhe Milin i kanë ndihmuar kafshët e tyre shtëpiake për të përballuar një situatë aspak të thjeshtë dhe le të mendojmë se ka dhe histori të tjera si këto.

Marrë nga Gazeta Si.

Pas

Duke luftuar dhëmbë për dhëmbë me vdekjen, ndodh e papritura me mikun e ngushtë të Ramës

Para

“Për të u nda nga Nora!” Pas deklaratave bombë, Robert Berisha kapet mat pranë ‘të dashurës’ (FOTO)

Para
“Për të u nda nga Nora!” Pas deklaratave bombë, Robert Berisha kapet mat pranë ‘të dashurës’ (FOTO)

"Për të u nda nga Nora!" Pas deklaratave bombë, Robert Berisha kapet mat pranë ‘të dashurës’ (FOTO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ambicie ëndërrimtare? Analiza e DW: Rama njoftoi planin për heqjen e parasë “cash”, por sa realiste është një ekonomi digjitale?

Ambicie ëndërrimtare? Analiza e DW: Rama njoftoi planin për heqjen e parasë “cash”, por sa realiste është një ekonomi digjitale?

nga Fast News
11:07 | 04/09/2025
0

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

nga Fast News
11:07 | 03/09/2025
0

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

Çmimi i arit arrin nivelin rekord, vetëm këtë vit u rrit me 30%, ja shkaqet kryesore

nga Fast News
11:05 | 03/09/2025
0

Kur arti mund luftën! Projekti unik që kthen armët në kryevepra

Kur arti mund luftën! Projekti unik që kthen armët në kryevepra

nga Fast News
10:00 | 03/09/2025
0

Recent News

Ambicie ëndërrimtare? Analiza e DW: Rama njoftoi planin për heqjen e parasë “cash”, por sa realiste është një ekonomi digjitale?

Ambicie ëndërrimtare? Analiza e DW: Rama njoftoi planin për heqjen e parasë “cash”, por sa realiste është një ekonomi digjitale?

11:07 | 04/09/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë në qershor, 34% më pak se mesatarja e rajonit! Ja vendi me rrogën më të lartë

11:07 | 03/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar