• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Jemi të kënaqur që Shqipëria ka…”, reagon papritur OMONIA për zgjerimin e Greqisë me 12 milje det

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Jemi të kënaqur që Shqipëria ka…”, reagon papritur OMONIA për zgjerimin e Greqisë me 12 milje det
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek, OMONIA deklaron se një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë mund të bëhet. Përmes një reagimi zyrtar, në lidhje me çështjen e detit, OMONIA shkruan se qeveria shqiptare nuk ka më një pozicion negativ dhe ngurrues, por përkundrazi ka një korrespondim pozitiv dhe se duhet të ketë një përmbyllje të marrëveshjes së detit mes Shqipërisë e greqisë.

Sipas OMONIA-s, një marrëveshje për detin do të rehabilitonte klimën e mirëbesimin mes dy vendeve.

NJOFTIMI NGA OMONIA

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek. ΟΜΟΝΟΙΑ

KOMUNIKATË PËR SHTYP, Sarandë, më 29 Gusht 2020



Tema: Synimi për marrëveshje të përmbyllur për kufijtë detarë Shqipëri-Greqi përbën shans për rehabilitimin e klimës së mirëbesimit mes dy vendeve. Përpjekjet për kultivim dhe ruajtje të frymës së dyshimit nga qendra të caktuara dhe mjete të informimit masiv në Shqipëri janë diametralisht kundër interesit të përbashkët dhe perspektivës së saj europiane. Duke implementuar të drejtën e saj që buron nga rendi juridik dhe praktika ndërkombëtare, për zgjerimin e Ujërave Territoriale në Jon, Qeveria Greke, veç të tjerash sjellë në orbitë dinamike edhe të gjithë çështjen e negociatave për arritjen e rregullimit integral të kufijve detarë me Shqipërinë. Konstatojmë me kënaqësi se vihet re korrespondim pozitiv dhe diferencim thelbësor nga pozicionet negative ngurruese që manifestonte qeveria në Shqipëri, duke kultivuar për pasojë klimë dyshimi. Veç të tjerash ruajtja e këtij refuzimi, të vetmes gjë që nuk i shërben është interesi e vetë shtetit dhe shoqërisë shqiptare. Lë të ekspozuar vendin se u shërben objektiva të të tretëve – të trazavaçit Oriental të sigurisë ndërkombëtare – se nuk e ka aftësinë të tregoj përkushtimin adekuat në parimet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal, si parakusht këto për avancimin më tej të perspektivës europiane të integrimit. Manifestimi në këtë moment të të gjithë vullnetit pozitiv për përmbylljen e procedurave të definimit, ka për të izoluar më tej qendrat që kultivojnë klimë mosbesimi kundrejt Greqisë dhe helmojnë opinionin publik. Madje përbën kontribut të vyer në një moment kritik në çështjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajon, sepse tepron një vatër shtesë tensionesh dhe keqkuptimesh, ngaqë për shkak të veprimeve të Turqisë ekziston tanimë vatër e nxehtë konflikti në Egje dhe Mesdheun Lindor. Me dialog mes qeverive të Greqisë dhe Shqipërisë, Marrëveshja mundet të bëhet realitet i kapshëm, sipas parashikimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së detit posaçërisht, duke dëshmuar për pasojë se rikualifikimi i marrëdhënieve Shqiptaro- Greke përbën vullnet të shoqërisë, por edhe faktor për mirëqenien e popullit të Shqipërisë dhe për më tepër kontribut esencial në krijimin e stabilitetit dhe paqes në ambientin më të gjerë gjeostrategjik. Zyra e Shtypit dhe Komunikimit. BDMEGΟΜΟΝΟΙΑ.

Debati për detin është rindezur prej 4 ditësh në Shqipëri, pas deklaratës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Mitsotakis njoftoi se Greqia ka gati projektligjin për zgjerimin me 12 milje në Perëndim të Detit Jon, dhe për këtë do të vijë në Shqipëri edhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias. 12 miljet që do të merren nga Greqia, i përkasin ujërave të përbashkëta dhe ajo atyre territoriale. Në zbatim të Konventës së Montego Bayt, Greqia, ashtu si çdo vend, ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje në ujërat e përbashkëta. Shqipëria zgjerimin me 12 milje e ka realizuar që në vitin 1990. Por, sërish ky lajm është hasur në paqartësi në Shqipëri, për shkak edhe të konfuzionit për një marrëveshje për kufirin detar, (që mungon), mes dy vendeve. Kryeministri Edi Rama sqaroi sot, se nuk ka asnjë marrëveshje që pas ndryshimit të qeverive në Greqi.

Pas

Prej një viti të lidhur, zbulohet brunia s*ksi që i ka rrëmbyer zemrën Shpat Kasapit, dyshja kapen ‘mat’

Para

Ishin bërë tapë dhe u rrokullisën 100 metra me makinë, aksident i rëndë në Pogradec, ka te vd*ekur

Para
Ishin bërë tapë dhe u rrokullisën 100 metra me makinë, aksident i rëndë në Pogradec, ka te vd*ekur

Ishin bërë tapë dhe u rrokullisën 100 metra me makinë, aksident i rëndë në Pogradec, ka te vd*ekur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

nga Fast News
15:38 | 15/12/2025
0

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

nga Fast News
15:09 | 15/12/2025
0

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

nga Fast News
13:30 | 14/12/2025
0

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

nga Fast News
13:00 | 14/12/2025
0

Recent News

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

15:38 | 15/12/2025
Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

15:09 | 15/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar