• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

I dënuar me burgim të përjetshëm/ Arrestohet 61-vjeçari , i arratisur në ‘97

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
I dënuar me burgim të përjetshëm/ Arrestohet 61-vjeçari , i arratisur në ‘97
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

U arrestua në Han të Hotit i dënuari me burgim të përjetshëm Fran Gjergj Prendi nga Fushë Arrëzi.

Prendi u arrestua në Pikën Kufitare pasi ishte marrë informacion se po vinte drejt Shqipërisë.

Prendi vrau një person në vitin 1992 te rezervuari i Pukës dhe në 1994 u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata.

Ai u arratis në vitin 1997, duke përfituar nga ngjarjet e ndodhura dhe u arrestua pas 23 vitesh.

Madje Prendi ishte dhe ndër 50 shqiptarët më të kërkuar nga Njësia e Posaçme e Kërkimit ”Fast” e cila u informua për ardhjen e tij, teksa Prendi dha gjeneralitete të tjera në Pikën Kufitare për të mos u identifikuar por nuk ia arriti qëllimit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

NJOFTIMI NGA POLICIA

Policia e Shtetit

Kapet në PKK Hani i Hotit  dhe vihet në pranga një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar ,  i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje

Falë bashkëpunimit  dhe shkëmbimit të informacionit mes Njësisë së Posaçme të Kërkimit “Fast” me strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, si dhe pas koordinimit të veprimeve me shërbimet e Policisë Kufitare  të Hanit të Hotit u bë e mundur  kapja  dhe prangosja e 61 vjeçarit  nga Fushë Arrëz,  Pukë.

Shërbimt e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit në bashkëpunim me  Njësinë e  Posaçme të Kërkimit në Policinë e Shtetit  dhe me  Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit bënë të mundur kapjen dhe prangosjen e  personit në kërkim ndërkombëtar:

Fran Prendi 61 vjeç, lindur në fshatin Buhot, Njësia Administrative Rrape Bashkia Puke, i dënuar me burgim të përjetshëm .

Ky shtetas me vendim Nr 18, date 05.04.1994, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, është dënuar me burgim të përjetshem për veprën penale të “Vrasje me dashje për motive të dobëta”.

Dënimi i tij është bërë për arsye se me datë 09.03.1992, rreth orës 19.00, në vendin e quajtur tek rezervuari  i qytetit Pukë, ka kryer krimin e vrasjes për motive të dobëta të një shtetasi.

Për këtë krim ky shtetas ishte arrestuar  dhe ka qenë duke vuajtur dënimin në burgun e Bënçës Tepelene por me ngjarjet e vitit 1997, është larguar nga burgu.

Falë bashkëpunimit  të Njësisë së Posaçme të Kërkimit “Fast”, me  strukturat homologe të vendeve evropiane që bëjnë pjesë në rrjetin ENFAST, u mor infomacion për ardhjen e këtij shtetasi në drejtim të Shqipërisë , i cili në  pikën e kalimit kufitar ka dhënë gjeneralitete të tjera me qëllim mos identifikimin, por është vënë në pranga pas verifikimeve të hollësishme.

Ky shtetas bënte pjesë në listën me 50 më të kërkuarit që janë objekt i punës së kësaj njësie të posaçme për ti kapur.

Pas

Tiranë/ Hodhi foshnjen në kazanin e mbeturinave, shoqërohet në polici një 32-vjeçare

Para

Rekord shifrash të reja/ Humbin jetën 2 persona, 4 pacientë të intubuar

Para
“Unaza është premtim se do e dua gjithmonë”, Dj Sardi flet për njeriun e zemrës

Rekord shifrash të reja/ Humbin jetën 2 persona, 4 pacientë të intubuar

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

nga Fast News
17:30 | 13/01/2026
0

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

nga Fast News
17:26 | 13/01/2026
0

17.2 vite i duhet një familje për të blerë një shtëpi në Shqipëri, më vështirë se kudo në Europë

17.2 vite i duhet një familje për të blerë një shtëpi në Shqipëri, më vështirë se kudo në Europë

nga Fast News
17:01 | 13/01/2026
0

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

Presidenti dekreton Paqen Fiskale, pavarësisht kundërshtimeve të FMN

nga Fast News
16:50 | 13/01/2026
0

Recent News

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

Pasaportat më të forta të 2026, surprizon vendi i parë, Shqipëria dhe Kosova të fundit në Ballkan

17:30 | 13/01/2026
Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

Shteti merr sterilizimin, PPP kthehet në shoqëri publike, ja si do të funksionojë

17:26 | 13/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar