Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e një mjekeje, e cila është në krye të detyrës.
Fotoja është tepër domethënëse dhe përcjell një mesazh shprese e drite në fund të tunelit. Sado të përhumbur duken sytë e mjekes, ato nuk e kanë humbur ende shkëlqimin.
“Heronj”, shkruan Manastirliu Facebook krahas fotos së mjekes, e cila ndodhet brenda një prej spitaleve Covid.