Hapja e shkollave në shtator ka sjellë shumë debate. Është bërë stresuese për të vegjël e të mëdhenj se si do të shkojë situata dhe a do të shtohen shifrat e të prekurve nga COVID-19, sepse situata duket shumë shqetësuese dhe duket se shifrat nuk shohin ulje.
Mesa duket, shumë zëra kundër vijnë dhe nga radhët e mësuesve që nuk janë të frikësuar.
Më poshtë do të sjellim letrën ashtu siç është shkruar:
Letra e një mësueseje
Jam nje mesuese e Ciklit te Ulet, por jam edhe prind gjithashtu.
Ne kete kohe pandemie qe ka mberthyer gjithe boten une mendoj SHENDETI & JETA mbi te gjitha. Shume nga ne ndoshta u ka rastisur qe ne keto kohe pandemie ta kene gjetur veten neper spitale. Dhe une e gjeta veten tek spitali INFEKTIV. Po po e gjeta per te afermin tim. Ndoshta per disa kjo qe po ndodh eshte loje, genjeshter a ku di une, por per mua qe pash e perjetova dite me radhe tek gardhi i spitalit ishte nje LUFTE ME JETEN. Lufte pa fitore. Lufte qe i afermi im e humbi dhe pse rrinte pothuaj i karantinuar e pa asnje kontakt. Pa asnje semundje shoqeruese. I pa semurur kurre ne jeten e tij.
Ne 14 shtator nis shkolla. OK !!
Shkolla ku une punoj eshte ne nje lagje qyteti. A e dini ju se atje nuk ka as çezem as lavaman per te lare duart? Jo me per te then sapun.
A e dini ju qe atje mungojne kushtet e higjenes ne ËC? Qe une dhe pse punoj atje nuk e mar mundimin kurre te shkoj ne tualet. Nuk di kurre per kohen qe kam qen ne pune te kem lare 1 here duart KURRE !! Po ato bangat e karriget ku femija qendoron a jane lare ndonjehere me dizifektant? Po dyshemeja a lahet valle me klor? KURRE !! (Pastrueset ne shkollen ku une punoj te shumten e kohes e kalojne me kafe,llafe dhe duke bere shtiza.)
Si mund te haj nje femije i ciklit te ulet me duart pa lare dhe me bangen “zhul”?
Femijet shkembejne shume gjera me njeri tjetrin dhe po ashtu prekin shume gjera. Ato do shkojn ti prekin perseri ne shtepi kur te hapin çanten per te bere detyrat. Çfare mikrobesh mund te sjell femija ne shtepi e IMAGJINONI ??
Ne nje kohe dimri kur fillon gripi, femijet fillojne te semuren radhe nga njeri tjetri. Rrin nga 1 jave ne shtepi me temperature, bajame, ftohje etj. Po ne kete kohe ku covid po vret njerez cmund te ndodh??
Do thon disa po ti mesuese do ta maresh rrogen duke ndenjur ne shtepi?? Sinqerisht NUK E DUA FARE RROGEN TIME kur nuk kam te SIGURT JETEN, FAMILJEN, NJEREZIT E MI. Ç’me duhet rroga nese atje ku punojm e mesojm jemi te rrezikuar nga covid??
Nuk ndodh asgje nese humbet nje vit shkolle, e shumta e perserit vitin tjeter. Po nese humbet nje JETE ajo nuk kthehet me vitin tjeter, as tjetrin, asnjehere./tiranapost.al