Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ka shkuar sot në Farkë, për të hapur dyert e shtëpisë së re të familjes Allaraj, e cila është edhe shtëpia e parë e rindërtuar në Farkë. Dhe pikërisht sot, kishte ditëlindjen Merisilda, vajza e vogël e shtëpisë Allaraj. Ajo festonte 13-vjetorin e lindjes dhe për këtë arsye, Rama kishte sjellë dhurata, një çantë shkolle, një pako dhe një tortë për të voglën e shtëpisë.
Në videon e transmetuar në rrjetet sociale nga vetë kryeministri Rama, shihet që Merisilda merr dhuratat, falenderon dhe ikën. Nëna e shtëpisë kishte shtruar edhe një qilim ngjyrë vishnje për të treguar respektin ndaj Ramës, Veliajt dhe Ahmetajt. Në fund, të gjithë ngrenë dolli me nga një gotë raki, me të cilën bën gëzuar edhe 13-vjeçarja. “Hajde mere, bëje sa për gëzuar….”– i thotë Rama vajzës, e cila duket në video që nuk e kthen rakinë.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al “Edhe tortën ja ku e ke,”- shton kryeministri më tej. Përmes statusit krah videos, Rama sqaron se kjo shtëoi, është piëkrisht banesa që u bë e famshme në rrjet, pasi komentuesit kritikuan kolonat duke shkruar se ishin bërë me katër tela. “Sot kemi një urim krejt të veçantë. SHTËPIA E PARË E RINDËRTIMIT hap dyert për familjen Allaraj, në ditëlindjen e Merisilda, e cila mbush 13 vjeç. Për pak humor, kjo është ajo shtëpia që kur vumë tullën e parë disa “inxhinierë” këtu, komentuan skeletin e saponisur prej hekuri të kolonave, duke vënë alarmin se ishte me “katër tela”! Ngutja e disave për të nxjerrë fjalën e keqe apo për të bërë “kompetentin” pa diplomën përkatëse, për çdo punë që komentojnë nga kafeneja, plazhi apo krevati ku luajnë me ajfonin e tyre është bërë si puna e atij vargut me hudhra, që vihet në hyrje të shtëpisë për të mos marrë m’sysh. Kështu që duhen falenderuar pa ironi e as pishman edhe thurrësit e këtyre “hudhrave” digjitale, që e vranë syrin e keq mbi shtëpinë e familjes Allaraj, e cila sot nis jetën e re në një banesë tamam siç kemi premtuar, më të madhe, më të fortë, më të bukur, me urimin për ditëlindjen e Merisildes, që bashkë me vellain Merison, të mësojnë mirë, të bëhen të zotët e vetes e të kenë jetë e shëndet. Gëzuar,”– shkruan Rama krah videos.