• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Ëndrra e tij u pre në mes” Mësuesja përlot me dedikimin për 10 vjeçarin që përplasi ambulanca në Kakavijë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Ëndrra e tij u pre në mes” Mësuesja përlot me dedikimin për 10 vjeçarin që përplasi ambulanca në Kakavijë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme një ngjarje tragjike ndodhi në Kakavijë, ku ambulanca përplasi për vdekje një fëmijë 10 vjeç, teksa priste në rradhë së bashku me familjen për të kaluar kufirin drejt Greqisë.

Për një moment vogëlushi është shkëputur nga e ëma dhe ka kaluar rrugën kur është përplasur nga ambulanca, e cila po transportonte një grua të sëmurë drejt spitalit.





Por goditja ka rezultuar fatale për fëmijën, i cili nuk ka mundur të mbijetojë.

Mësuesja e djalit ka bërë një dedikim prekës, duke zbuluar kështu një detaj të dhimbshëm, që ai pak ditë më parë kishte festuar dhe ditëlindjen.

“10 vjeçari nga Kallmeti i Frang Bardhit, martir i Ditës së Shtegtarëve, në shtegtimin e tij drejt ëndrres së vrarë në Kakavijë.

E trishtë Dita e Shtegtarëve për Lezhën dhe lezhjanet, pasi pikërisht në këtë ditë u “martirizua” në radhet e emigrantëve në Kakavjë, vogëlushi 10- vjeçar nga Kallemti i Lezhës. (Duke u kërkuar ndjesë familjarëve për përdorimin e fotove nga profilet e tyre sociale).

Ky është S.Nik Ndoj, i cili vetëm pak ditë më parë mbushi 10 vjeç, që së bashku me prindërit dhe vëllain po shtegtonin në Greqi, por ëndrra e tij u pre në mes si pasojë e një aksidenti të ndodhur pikërisht në radhet kilometrike të shtegtarëve të përvuajtuar në Kakavijë.

Siç u mësua nga mediat që raportuan nga vendi i ngjarjes, ndarja tragjike nga jeta e këtij ëngjëlli, erdhi nga përplasja e një autoambulanca, mjet i cili ka mision për të shpëtuar jetë dhe jo për të marrë jetë.

Zemra e tij pushoi së rrahuri në këtë rrugë ku prindërit e tij dhe me mijra shqiptarë kanë shtegtuar në këto 30 vite në kërkim të ëndrres së tyre të vrarë.

Kjo tragjedi jo vetëm për familjen, por edhe për ne të gjithë është e papërballueshme në një kohë të tillë, kur jemi “të vrarë” psikologjikisht dhe nga pandemia, pasi të ndodhur në “udhëkryq”, nuk e dimë se nga vdekja po na vjen.

Data shënon 15 gusht dhe Lezha e Besëlidhjes që në vitin 2006 e ka pagëzuar me emrin “Dita e Shtegtarëve”.

Një ditë simbol në respekt të emigrantëve,të gjithë atyre qytetarëve, familjarëve, të rinjve e të rejave, të cilët sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre duke lënë vatrat dhe familjet në kërkim të një ëndrre të re.

Që në vitin 2006 është vendosur në qender të qytetit , obelisku i shtegtarëve, mbi të cilin është gdhendur një mesazh kuptimplotë “Mirënjohje, respekt dhe dashuri ndaj atyre që shtegtuan me vdekjen në kërkim të ëndrrës së vrarë të një kombi”.

Vogëlushit kallmetor gjatë shtegtimit me familjen e tij, ëndrrat ju prenë në mes pikërisht në këtë 15 gusht 2020 ku me mijra emigrantë po përballen me radhët e gjata në Kakavijë. SAMUEL, u prehsh në paqe! Shën Eufemija e Kallmetit të ndriçoftë shtegtimin tënd në rrugen e Parajses”, shkruan ajo.

Pas

“Kthehuni mbrapsht” Policia Rrugore thirrje qytetarëve pas kaosit në Kakavijë: Nuk kaloni dot në Greqi

Para

Tjetër ngjarje e rëndë/ Po lahej në liqen, mbytet 24-vjeçari nga Shkodra

Para
Tjetër ngjarje e rëndë/ Po lahej në liqen, mbytet 24-vjeçari nga Shkodra

Tjetër ngjarje e rëndë/ Po lahej në liqen, mbytet 24-vjeçari nga Shkodra

Të Gjitha

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

nga Fast News
20:00 | 15/08/2025
0

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

nga Fast News
19:44 | 15/08/2025
0

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

nga Fast News
19:39 | 15/08/2025
0

Recent News

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

08:00 | 16/08/2025
Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

20:00 | 15/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar