• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

E ardhmja e Malit të Zi në dorën e tij/ Kush është shqiptari që pritet të ndryshojë politikën e shtetit

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
E ardhmja e Malit të Zi në dorën e tij/ Kush është shqiptari që pritet të ndryshojë politikën e shtetit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mali i Zi ka zhvilluar ditën e djeshme zgjedhjet parlamentare.

Në kohën që janë numëruar mbi 70% e votave, rezultati është i ngushtë dhe kryeson Milo Gjukanovic.





Por, në këto zgjedhje, “çelësi” i qeverisë është në dorën e një shqiptari.

Bëhet fjalë për Dritan Abazovic, i cili është një nga shqiptarët më të zëshëm në skenën politike të Malit të Zi.

Ai është kryetar i grupit politik URA, e cila është kryesisht e përbërë nga joshqiptarët.

Në këto zgjedhje ai ka hyrë me platformën në gjuhën serbe “Crno na Bijelo” apo “E zeza në të bardhë”.

Në një intervistë të dhënë se fundmi, ai tha se votat e tij do të bëjnë diferencën, ndërsa e cilësoi veten si personi që do të bëjë edhe ndryshimin e lojës.

Ai tha se ka pasur shumë sulme, edhe prej partive nacionale shqiptare, që sipas tij, nuk duan të pranojnë që një shqiptar mund të përfaqësojë në Malin e Zi në një nivel më të lartë.

Ai ka siguruar se me Qeverinë e re të Malit të Zi, nuk ka për të pasur ndryshime të politikave të jashtme, dhe se do të bëjë koalicion “vetëm ata që janë të gatshëm të bëjnë sistemin e qeverisë së ekspertëve”.

Por, kush është shqiptari Dritan Abazoviç, në duart e të cilit ndodhet e ardhmja e Malit të Zi?

Ai lindi në vitin 1985 në Ulqin në një familje shqiptare. Pasi kishte mbaruar shkollën fillore dhe të mesme në Ulqin, Abazovic u diplomua në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës. Po në Sarajevë, ai përfundoi doktoraturën në 2019, në Fakultetin e Shkencave Politike.

Në vitin 2011, ai jetoi në Shtetet e Bashkuara ndërsa mori pjesë në programin e Departamentit të Shtetit në Ëashington D.C.

Nga 2010 deri në 2012, ai ishte Drejtori Ekzekutiv i ndërmarrjes lokale të transmetimit Teuta (Ulqin, Mali i Zi). Nga viti 2010 deri në vitin 2012, ai ishte Drejtor Ekzekutiv i OJQ-së Mogul në Ulqin.

Në vitin 2010, ai botoi librin e tij të parë “Kultura kozmopolitane dhe drejtësia globale”. Që nga viti 2010, ai ka punuar si mësues i shkollës së mesme në Ulqin, duke dhënë mësim sociologjinë e Kulturës, Komunikimit dhe historinë e fesë.

Ai flet rrjedhshëm gjuhën malazeze, angleze dhe shqipe. Më 2017, ai ka nënshkruar Deklaratën për gjuhën e përbashkët të malazezëve, kroatëve, serbëve dhe boshnjakëve.

Si u bë pjesë e politikës në Mal të Zi?

Abazovic ishte një nga themeluesit e partisë politike ‘Mali i Zi Pozitiv’ në 2012.

Në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi 2012, partia fitoi 7 nga 81 vende, duke e bërë Abazoviqin anëtarin më të ri të Parlamentit të Malit të Zi.

Më 2014, pas një përçarje në parti, Abazoviq u largua nga ‚Mali i Zi Pozitiv‘, duke shërbyer si një deputet i pavarur përpara se të bashkohej me Aksionin e Reformës së Bashkuar (URA) të themeluar në 2015.

Ai aktualisht është president i URA dhe një nga dy përfaqësuesit e saj parlamentar.

Pas

Hidhet shorti për Europa League/ Ndeshje ‘ferri’ për ekipet shqiptare, ja me kë do përballen

Para

E urrejnë vonesën/ Njihuni me shenjat më korrekte të horoskopit, janë të fiksuar

Para
E urrejnë vonesën/ Njihuni me shenjat më korrekte të horoskopit, janë të fiksuar

E urrejnë vonesën/ Njihuni me shenjat më korrekte të horoskopit, janë të fiksuar

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

nga Fast News
09:30 | 11/09/2025
0

Biznese që mund t’i filloni me pak para

Biznese që mund t’i filloni me pak para

nga Fast News
09:00 | 11/09/2025
0

Recent News

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

10:30 | 11/09/2025
Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

10:00 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar