• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Dyndje pushuesish Kosovë- Shqipëri/ Nami në fundjavë, i pamundur kontrolli për virusin

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Dyndje pushuesish Kosovë- Shqipëri/ Nami në fundjavë, i pamundur kontrolli për virusin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fundjava e parë e gushtit është shoqëruar me një fluks të lartë pushuesit në pikën kufitare të Morinës.

Në kulmin e sezonit turistik, në muajin korrik mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kaloi mbi 10 mijë në ditë.





Por gushti pritet të sjellë një mesatare ditore më të madhe për shkak se lëvizjet e shqiptarëve të Kosovës do të jenë më të mëdha. Ndërkohë ky fenomen shihet si shqetësim nga autoritetet shëndetësore të Kosovës.

Fadil Kryeziu, drejtor rajonal i Shëndetit Publik në Prizren thotë se qytetarët e Kosovës që po lëvizin gjatë kësaj periudhe në dy anët e kufirit shihen si bartës kryesor të COVID-19, si për Kosovën dhe Shqipërinë dhe ekipet mjekësore në kufi e kanë të pamundur të kontrollojnë të gjithë udhëtarët, ndaj duhet të shihet një mundësi e re për të kontrolluar situatën e cila po rrit me shpejtësi numrin e të infektuarve.

“Edhe kur testohen nuk na informojmë. Më shqetësues është numri i madh që shkojnë tutje, edhe e bartin edhe e sjellin në anën e kundërt infeksionin. Ne kemi ekip mjekësor që monitorojnë 24 orë, sidomos rastet që vijnë, por është e pamundur teknikisht që të depistohen rastet kur brenda një periudhe të shkurtër kalojnë 6 mijë persona. Për këtë arsye do të ishte më mirë të merren masa të tjera shtrënguese, pse jo edhe te heqja e ekipeve mjekësore por të ndiqen rastet, prej rastit në rast, që të kontrollojmë rastet e infeksionit”, tha Fadil Kryeziu.

Korriku sapo u mbyll, për Kosovën shënoi numrin me të lartë të të prekurve dhe viktimave nga koronavirusi. Po ashtu edhe në Shqipëri. E pavarësisht kësaj situate qytetarët e Kosovës nuk e kanë frenuar lëvizjen për pushime drejt Shqipërisë. Edhe fundjava e parë e muajit gusht ka shënuar një fluks të jashtëzakonshëm të hyrjeve në Shqipëri të qytetarëve Kosovarë me destinacion bregdetin shqiptar. Mësohet se këtë fundjavë (e shtunë e diel) kanë hyrë rreth 50 mijë pushues shqiptarë nga Kosova.

Fluks ka pasur edhe në dy ditët e fundit të korrikut që përkoi edhe me festën e Kurban Bajramit. Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, mbi 12 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri, në fund të korrikut. Kujtojmë se në kufirin me Shqipërinë, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës rishikoi vendimin dhe përjashtoi qytetarët e dy vendeve nga masat shtrënguese për kontrollet në kufi në kuadër të situatës me COVID-19.

 

 

Pas

Zhduket adoleshenti shqiptar/ Policia ngre alarmin: Ja tipari dallues, kush e sheh të njoftojë (EMRI)

Para

U nda nga jeta i ri/ Meta kujton ish-futbollistin e kombëtares: Iku në kulmin e formës sportive

Para
U nda nga jeta i ri/ Meta kujton ish-futbollistin e kombëtares: Iku në kulmin e formës sportive

U nda nga jeta i ri/ Meta kujton ish-futbollistin e kombëtares: Iku në kulmin e formës sportive

Të Gjitha

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

nga Fast News
11:00 | 22/06/2025
0

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

nga Fast News
11:00 | 22/06/2025
0

Gratë humbin terren në biznes, më pak ndërmarje të drejtuara prej tyre

Gratë humbin terren në biznes, më pak ndërmarje të drejtuara prej tyre

nga Fast News
10:30 | 22/06/2025
0

Shqiptarët pas luksit, në 5 muaj u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro

Shqiptarët pas luksit, në 5 muaj u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro

nga Fast News
10:00 | 22/06/2025
0

Recent News

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

11:00 | 22/06/2025
SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

11:00 | 22/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar