• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Dalin pamjet/ Ja ku fshiheshin të arrestuarit për sulmin ndaj hotelit në Tushemisht, si i kapi policia

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Dalin pamjet/ Ja ku fshiheshin të arrestuarit për sulmin ndaj hotelit në Tushemisht, si i kapi policia
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë mëngjes numri i të arrestuarve për sulmin me breshëri automatiku ndaj hotelit në Tushemisht ka shkuar në 7.

Policia bëri me dije se ra në pranga një tjetër organizator i ngjarjes, ekzekutori dhe një bashkëpunëtor, ndërsa më herët ishin arrestuar dhe 4 të tjerë.

Ndërkohë kanë dalë dhe pamjet gjatë operacionit dhe vendit ku fshiheshin të arrestuarit.

Uniformat blu në deklaratën zyrtare sqaruan se ekzekutori Anterio Kaloshi është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i shpallur në kërkim për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e dy të tjerëve në Lushnjë – ngjarje e njohur dhe si “masakra e Lushnjes”, si dhe për vjedhjen me dhunë të një automjeti në Korçë.

Gjatë aksionit, të zhvilluar nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në me Komisariatin e Policisë Pogradec, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, janë sekuestruar armë zjarri, armë të ftohta, armë gjuetie, sasi me municion luftarak, krehra, dokumente të dyshuara si të falsifikuara dhe sasi monetare.

Të arrestuarit

Policia njoftoi se, “në kuadër të hetimeve proaktive të koordinuara nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe të ndjekura nga strukturat hetimore të DVP Korçë dhe të DVP Tiranë, u arrit të lokalizohej baza ku fshihej organizatori dhe persona të tjerë të përfshirë në ngjarjen në Tushemisht. Si rezultat, strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, në bashkëpunim të ngushtë me DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Pogradec, Forcat e Posaçme Opreacionale në DPPSH, si edhe Repartin Special RENEA, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, falë koordinimit të veprimeve dhe përdorimit të dronit finalizuan me sukses fazën e dytë të operacionit policor të koduar ‘Driloni’ si rezultat i të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

  • Meardi Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës);
  • Anterio Kaloshi, 29 vjeç, banues në Lushnjë (person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër jetës dhe pronës);
  • Ervin Kalaja, 40 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale ‘Armëmbajtja pa leje’)”.

Shërbimet e Forcave Operacionale kanë bërë kapjen në flagrancë të tyre në zonën e Linzës, Tiranë, në garazhin e shtetasit Ervin Kalaja, i cili dyshohet se ka përkrahur pas kryerjes së krimit, Meardi Berberin, duke i mundësuar kushte dhe mjete për jetesë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, këtyre shtetasve iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 armë zjarri tip pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 thikë, krehra, sasi municioni luftarak, të cilat i posedonin pa leje, dokumente të dyshuara si të falsifikuara, sasi monetare në lek dhe euro.

Gjithashtu janë sekuestruar pjesë të ndryshme të armëve të zjarrit që dyshohet se janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale, të cilat do dërgohen për ekzaminim ne laboratorin shkencor.

 

 

Pas

Kina tha se u gjetën gjurmë COVID19 në ushqim, reagon urgjent OBSH: Ja si qëndron e vërteta

Para

“I panevojshëm për vendin tonë” Meta kthen një tjetër ligj në Kuvend, ja si e argumenton

Para
“I panevojshëm për vendin tonë” Meta kthen një tjetër ligj në Kuvend, ja si e argumenton

“I panevojshëm për vendin tonë” Meta kthen një tjetër ligj në Kuvend, ja si e argumenton

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

nga Fast News
12:34 | 14/11/2025
0

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

nga Fast News
10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

Bizneset u kanë borxh individëve 190 milionë euro sigurime të papaguara

nga Fast News
09:28 | 14/11/2025
0

Recent News

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

12:34 | 14/11/2025
Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

10:30 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar