• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Çfarë ndodhi mbrëmë në Kosovë, kryeministri Hoti paralajmëron shtimin e personave të prekur nga virusi

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Shifrat alarmante në Kosovë, kryeministri Hoti shtrëngon masat: Nuk do të tolerojmë asnjë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka shpërndarë një apel për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në një postim në facebook, Hoti duke u nisur nga grumbullimet e shumta të njerëzve në ditën e Kurban Bajramit tha se tashmë pritet një shtim i madh i personave të prekur nga COVID-19.

Sipas tij do të ketë një shtim të të shtruarve në spital dhe tashmë është momenti që të gjithë qytetarët të mendojnë se si të luftojnë këtë pandemi, duke ruajtur distancat dhe higjienën.

POSTIMI I PLOTË:

Të dashur qytetarë,

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Dje ne e uronim njëri-tjetrin në familjet tona, ndërsa mjekët, infermierët dhe stafi tjetër mbështetës kujdeseshin për të dashurit tanë të prekur me COVID-19. Ata po e rrezikojnë jetën e tyre çdo ditë, kur hyjnë në dyert e spitalit ku shërbejnë.

Mbrëmë ka pasur grumbullim të qytetarëve në disa qendra, që është në kundërshtim me masat e ndërmarra nga Qeveria, masa këto të rekomanduara nga IKSHP-ja. Në gjithë atë masë të njerëzve është e sigurt se ka pasur të prekur me COVID-19, që mund të jenë pa simptoma. Kushdo që ka qenë prezent aty, ka gjasa maksimale të ketë marrë virusin. Kjo nënkupton se në dy javët në vijim qindra qytetarë që do të kërkojnë trajtim në spitale nga po të njëjtit mjekë, këshillat e të cilëve nuk po i respektojnë.

Policia dhe inspektorati janë në terren për të mbikëqyrë zbatimin e masave, por ata nuk mund të na ruajnë nga vetja jonë. Secili nga ne duhet të jetë polic dhe inspektor. Kur shkoni në dyqan, në furrë, në restorant, në komunë, e kudo tjetër, të siguroheni se janë plotësuar kushtet që ju vetë të mos infektoheni dhe të mbroni të tjerët.

Qëndroni në shtëpitë  tuaja, festoni në familje, në mënyrë që të ruani familjen tuaj, miqtë dhe të tjerët. Qëndroni larg turmave, mbani maskën jashtë shtëpisë, e në veçanti në ambiente ku ka qytetarë. Mbani gjithmonë distancën prej dy metrash. Mos përshëndetni me dorë. Mbani higjienën dhe përdorni dezinfektues duarsh. Rrugë tjetër nuk ka, derisa nuk zbulohet vaksina.

Të angazhohemi të gjithë së bashku që të ruajmë të dashurit tanë.

Me respekt,

Avdullah Hoti

Pas

Greqia nuk gjen paqe nga tërmetet, dy lëkundje të forta njëra pas tjetrës

Para

Në Durrës shpërthen një vatër e fortë e virusit, ja sa raste u zbuluan sot

Para
Misteri/ Rikthimi i koronavirusit në Durrës, një kinez rezulton i infektuar

Në Durrës shpërthen një vatër e fortë e virusit, ja sa raste u zbuluan sot

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

nga Fast News
14:00 | 17/01/2026
0

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

nga Fast News
13:10 | 17/01/2026
0

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

nga Fast News
13:00 | 17/01/2026
0

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

nga Fast News
12:30 | 17/01/2026
0

Recent News

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

14:00 | 17/01/2026
Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

13:10 | 17/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar