• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Albert Dervishaj si zv/drejtor i Policisë, PD vërshon akuzat: Të shkarkohet menjëherë

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Albert Dervishaj si zv/drejtor i Policisë, PD vërshon akuzat: Të shkarkohet menjëherë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Partia Demokratike kërkon shkarkimin e Albert Dervishajt, pasi u emërua si numri 2 i Policisë së Shtetit.

Pasi u emëruar numri i 2 i Policisë së Shtetit, Partia kërkon shkarkimin e Albert Dervishajt.

Ndërkaq, ish-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj thotë se Dervishaj rezulton ish-bashkëpuntor i Sigurimit të Shtetit për 10 vite gjatë periudhës së diktaturës.

Alibeaj shton se Dervishaj s’mund të qëndrojë në detyrë, duhet të shkarkohet dhe qytetarëve u duhet kërkuar falje.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Zëvendës drejtori sapo emëruar nga Edi Rama në krye të Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj rezulton të jetë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit në periudhën e diktaturës.

Numri dy i Policisë ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit për 10 vite.

Sipas të dhënave, Albert Dervishaj, është rekrutuar nga Sigurimi në datën 24.08.1981 me numër regjistri 7559.

Punëtori operativ që e ka tërhequr në bashkëpunim ka qenë Ali Anadolli dhe është mbajtur në bashkëpunim nga punonjësi operativ Qirjako Prifti. Këto fakte ekzistojnë në regjistra të agjenturës, kartela dhe procesverbale.

Rasti i Dervishajt, është i dyti brenda pak ditësh që zbulohet si ish-sigurims dhe që militon në kupolën drejtuese të policisë së shtetit.

Disa ditë më parë, organet e vettingut në polici, mbyllën sytë, shkelën ligjin dhe manipuluan faktet, sipas të cilave zevëndësdrejtori aktual i Policisë së Shtetit Gjovalin Loka, rezultoi zyrtarisht i dokumentuar si anëtar aktiv i Sigurimit të Shtetit dhe në shkelje flagrante të ligjit u konfirmua në detyrë.

Ligji i vetingut, qartazi e parashikon se anëtarësia në radhët e Sigurimit të Shtetit është kusht i mjaftueshëm që subjekti duhet të largohet nga radhët e Policisë së Shtetit.

Është tronditës fakti se si njerëz të cilët kanë shërbyer Sigurimit të Shtetit katapultohen nga Edi Rama dhe Sandër Lleshaj në krye të Policisë së Shtetit, duke sfiduar hapur ligjin.

Policia e Shtetit nuk mund të jetë kurrsesi një organizatë e kontrolluar dhe e drejtuar nga bashkëpunëtorët dhe agjentët e Sigurimit të Shtetit, në shërbim të Edi Ramës dhe lidhjeve të tij kriminale.

Albert Dervishajt duhet të shkarkohet menjëherë dhe qytetarëve ku duhet kërkuar ndjesë publike për këtë thyerje flagrante të ligjit.

Me Partinë Demokratike, Policia e Shtetit do të kthehet në binarët e ligjshmërisë dhe të jetë në shërbim të sigurisë së jetës së qytetarëve shqiptarë.

Pas

Marrëveshja e detit/ Shqipëria midis Turqisë dhe Greqisë, deklarata e ish-zv/ministres së Jashtme

Para

Arbenita lë pa fjalë ndjekësit, fotografon veten në pjesën e poshtme të trupit

Para
Arbenita lë pa fjalë ndjekësit, fotografon veten në pjesën e poshtme të trupit

Arbenita lë pa fjalë ndjekësit, fotografon veten në pjesën e poshtme të trupit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

nga Fast News
15:57 | 11/09/2025
0

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

nga Fast News
10:30 | 11/09/2025
0

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

Rritet me 11.7% paga mesatare në ekonomi, dalin sektorët që paguajnë më shumë

nga Fast News
10:00 | 11/09/2025
0

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

Qeveria emëron kreun e ri të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimit, ja kush është

nga Fast News
09:30 | 11/09/2025
0

Recent News

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

Edi Rama zbulon emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar

15:57 | 11/09/2025
Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

Të huajt investojnë në blerje banesash, 34% e totalit të investimeve të huaja në këtë drejtim

10:30 | 11/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar