• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

‘Absurde propaganda në pandemi’ Arben Malaj apel qeverisë: Ja si të veprohet me bizneset dhe të papunët

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
‘Absurde propaganda në pandemi’ Arben Malaj apel qeverisë: Ja si të veprohet me bizneset dhe të papunët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas vështirësive  që ka krijuar pandemia e COVID19 në vendin tonë, Partia Agrare Ambientaliste i bëri dje apel qeverisë që të programojë paketën e tretë ekonomike për të përballuar efektet.

Ish-ministri i Financave, i cili është dhe anëtar i PAA, Arben Malaj, ka shpërndarë një status të kësaj partie që drejtohet nga Agron Duka.

Mes të tjerash ai i drejtohet kryeministrit Edi Rama që të japë paketën e tretë ekonomike për bizneset dhe të papunët, ndërsa e cilësoi si absurde braktisjen ndaj shtresave vulnerable dhe propaganda që bëhet nga qeveria në këto kohë pandemie.

“Paketa e tretë për të papunët, të varfrit dhe bizneset është e domosdoshme. Partia Agrare Ambientaliste (PAA) bazuar në gjendjen tepër të vështirë të bizneseve, të papunëve dhe të varfërve, i apelon qeverisë Rama dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të miratojnë pa vonesë, me transparencë të plotë dhe me tregues të matshëm paketën e tretë, e cila duhet që të konkretizojë ndihmën, kohezionin dhe solidaritetin social.

Paketa e tretë duhet të jetë e mirë studiuar, të targetojë sa më mirë përfituesit konkretë si edhe të reduktojë dhe eliminojë defektet e dy paketave të mëparshme. Paketa e tretë duhet qartësuar sa më mirë për përfituesit dhe ofruesit e saj. Ajo nuk mund të jetë sporadike, nuk duhet ketë fokus propagandistik dhe ndjesi euforike”, thuhet në një deklaratë për mediat të PAA, të shpërndarë nga zoti Malaj në rrjetet sociale.





Më herët, ish-ministri i Financave, Arben Malaj kritikoi ashpër edhe qeverinë, ku sipas tij vëmendja e tyre është e përqendruar vetëm tek PPP dhe nuk shohin realitetin dhe problemet e shumta që janë krijuar. “Një nga pasojat më të rënda dhe më afatgjata të Covid-19 është goditja e rëndë tek fëmijët, tek shëndeti mendor dhe tek cilësia e arsimit të tyre që do të përcaktojë cilësinë e jetës së tyre në të ardhmen.

Identifikimi i opsioneve të nxjerrjes së fëmijëve nga ambientet e mbyllura shtëpiake është imediate dhe jetike. Kjo përgjegjësi e madhe kombëtare nuk mund t’i lihet thjesht ministrit të Arsimit. Shumë institucione përllogarisin humbjet në produktivitetin e vendeve të ndryshme dhe në nivel global. Kriza po prodhon më shumë të paarsimuar, më shumë të papunë dhe më shumë të varfër. Këto institucione nuk po ofrojnë alternativë zgjidhjeje. Qeveria jonë është përqendruar në investime fizike dhe PPP preferenciale dhe nuk e kupton rëndësinë jetike për rritjen afatgjatë të investimit në arsim dhe shëndetësi”, theksoi Malaj.

Pas

E frikshme/ Gjysmë të zhveshur, burrat kërcënojnë pushuesit me sharrë elektrike

Para

Çfarë ndodhi gjatë natës? Policia nxjerr pamjet: Kontroll i rreptë në këto qytete (VIDEO)

Para
Çfarë ndodhi gjatë natës? Policia nxjerr pamjet: Kontroll i rreptë në këto qytete (VIDEO)

Çfarë ndodhi gjatë natës? Policia nxjerr pamjet: Kontroll i rreptë në këto qytete (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Ministri jep lajmin: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

Ministri jep lajmin: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

nga Fast News
16:00 | 22/12/2025
0

Shifrat alarmante: 70% e remitancave në rrugë informale, shkojnë kryesisht për ushqim

Shifrat alarmante: 70% e remitancave në rrugë informale, shkojnë kryesisht për ushqim

nga Fast News
15:30 | 22/12/2025
0

Doganat në punë 24 orë për festa, synohet shmangia e fluksit nga bizneset

Doganat në punë 24 orë për festa, synohet shmangia e fluksit nga bizneset

nga Fast News
15:00 | 22/12/2025
0

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

Ndërtime e kulla pa fund, por 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa të mbipopulluara

nga Fast News
14:30 | 22/12/2025
0

Recent News

Ministri jep lajmin: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

Ministri jep lajmin: 150 mijë fermerë përfitojnë nga fondet e BE-së, do përditësojmë regjistrin e fermave

16:00 | 22/12/2025
Shifrat alarmante: 70% e remitancave në rrugë informale, shkojnë kryesisht për ushqim

Shifrat alarmante: 70% e remitancave në rrugë informale, shkojnë kryesisht për ushqim

15:30 | 22/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar