• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Zbulohet enigma, çfarë fshihet pas emrit Dimal në bashkinë më të re në Shqipëri

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Zbulohet enigma, çfarë fshihet pas emrit Dimal në bashkinë më të re në Shqipëri
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri tashmë kemi një bashki të re me emrin e bukur, tipik ilir, Dimal. Bashkia Dimal do të jetë tashmë emri në vazhdim i ish-bashkisë, Ura Vajgurore dhe vendimi u mor dje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak me votë unanime.

Por çfarë do të thotë ky emër, Dimal?





Deri më tani në medie, përciptazi është pasqyruar se bëhet fjalë për një qytet antik që përfshihet në territorin e kësaj bashkie, por emri Dimal ka një kuptim më të thellë.

Qyteti antik i Dimalit i shtrirë mbi 3 kodra të buta në shpatin perëndimor të malit të Shpiragut, sipër fshtit Krotinë, mendohet se fillesat e tij urbane i ka rreth shekujve 4-3 para erës sonë.

Bëhet fjalë për një qytet të mirëfilltë dhe një nga më të zhvilluarit e të gjithë Ilirisë qendrore dhe perëndimore, dhe tregues janë madhështia e mbetjeve arkelologjike që janë gjetur, si akropoli, teatri, shëtitorja etj.

Me lidhje të forta me Apoloninë dhe në zonën kufitare ku ndaheshin tre fise me peshë në Iliri, Dasdaretët, Parthinët dhe Bylinët, Dimali ka qenë një pikë strategjike gjatë gjithë kohës.

Emri i tij nga studiuesit, por edhe arkeologu që e ka zbuluar, Burhan Dautaj mendohet se vjen nga togfjalëshi, dy male. (dy male = DIMAL). Kuptimi i këtij emërtimi ka të bëjë posacërisht me vendodhjen gjeografike të qytetit, që është pikërisht para dy maleve, Shpiragut dhe Tomorit.

Emri është tipik ilir dhe nuk ka asnjë parashtesë apo prapashtesë greke apo latine, pasi u ruajt si qytetrim ilir nga lindja deri në vdekje.

Vlen të nënvizojmë se në luftrat Iliro-Romake, Dimali ka pasur një rol parësor, pasi aty është zhvilluar lufta e dytë mes vendasve dhe perandorisë Romake.

Pas kësaj lufte do të niste dhe rrënimi i këtij qyteti, që tashmë është vetëm si fshat me emrin Krotinë, por që pritet të marrë një hov të madh me ndryshimin që iu bë emrit të Bashkisë, duke shërbyer si një mundësi e shkelqyer promovimi.

Por duhet theksuar se për këtë sit arkeologjik janë dy problematika shumë të mëdha. E para që lidhet direkt me bashkinë që tashmë i mori emrin, pasi nuk ka asnjë rrugë tokësore që të çojë turistët në këtë sit arkeologjik dhe gjithashtu sinjalistika apo tabelat orientuese deri më tani kanë qenë thuajse inekzistente.

Dhe e dyta lidhet me organet shkencore në Shqipëri, siç janë Instituti i Arkeologjisë, ai i historisë dhe drejtoritë rajonale të kulturës, të cilat përveçse duhet të rifillojnë ekspeditat e gërmimeve, duhet të përfundojnë dokumentacionin për ta shpallur zonë të mbrojtur dhe park arkeologjik gjithë hapësirën prej gati 25 hektarë në të cilën shtrihet qyteti antik i Dimalit.

Pas

Temperatura përvëluese, por këto janë zonat ku sot priten rreshje shiu

Para

Do kenë dështime në dashuri, këto janë shenjat më të pafata për sot

Para
“Do të keni vështirësi në punë” Zbuloni çfarë thonë yjet sot për shenjën tuaj të horoskopit

Do kenë dështime në dashuri, këto janë shenjat më të pafata për sot

Të Gjitha

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

nga Fast News
10:00 | 04/06/2025
0

Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

nga Fast News
09:30 | 04/06/2025
0

Pushtimi me 30 mln turistë?! Anët e errëta të turizmit që askush nuk i flet

Pushtimi me 30 mln turistë?! Anët e errëta të turizmit që askush nuk i flet

nga Fast News
09:00 | 04/06/2025
0

SIGMA mbështet gratë sipërmarrëse përmes programit “Women Startup Competition”

SIGMA mbështet gratë sipërmarrëse përmes programit “Women Startup Competition”

nga Fast News
08:30 | 04/06/2025
0

Recent News

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

Bie interesi për banesa, turizmi merr me vete dhe lejet e ndërtimit

10:00 | 04/06/2025
Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

Gruaja dhe burri perfekt… sipas britanikëve

09:30 | 04/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar