Rasti rreth vdekjes së shqiptares Maria, 16- vjecare, në Trikalla mbetet ende mister dhe pa marrë një përgjigje serioze. Vlen të përmendet se dosja e çështjes e formuar nga policia e departamentit të policisë Trikala nuk ka mbaruar ende, pasi ata janë në pritje të përfundimit të ekzaminimit mjekoligjor dhe hetimit që do të zhvillohet në Larisa për të treguar nëse vajza e mitur vdiq nga vetëvrsja, por edhe orët e vdekjes së saj.
Sidoqoftë, familja, nga momenti kur u mor vesh lajmi për vdekjen e 16-vjeçares Maria u kërkon autoriteteve që të hetojnë rastin, ndërsa theksuan se fëmija i tyre është vrarë dhe se vdekja e saj nuk erdhi nga vetëvrasja.
Në fakt, disa pyetje të bëra nga prindërit janë të dukshëm, të tilla si pse ende nuk është gjetur ndonjë gjurmë gishti në skelat e kishës së Profetit Elia, me qëllim që të përcaktohet nëse vajza është ngjitur vetëm apo me dikë tjetër.
Një tjetër fakt serioz është edhe ajo se 16-vjeçarja kishte shkuar në Polici në Trikala disa herë, duke u bërë atyre disa ankesa, ndoshta pas disa problemeve ose fobive që mund të ketë pasur ajo gjatë kësaj periudhe.
Në këtë pikë, prindërit theksojnë se hetuesit që merren me hetimin e çështjes duhet të hapin librin e ngjarjeve dhe të shohin se çfarë ndodhi me të gjatë një viti, në lidhje me detajet e Marias 16-vjeçare.
Protothema.gr zbulon se 16-vjeçarja disa orë para vdekjes së saj, rreth orës 2.00 të mëngjesit, kishte qënë afër shtëpisë së saj me kushëririn e saj dhe shkëmbente mesazhe nga celulari saj me dikë.
Rreth orës tre në mëngjes, të dy u larguan nga zona e tyre në drejtim të Sheshit Trikala.
Sipas informacioneve, atje takuan oficerin e policisë 27 – vjeçar dhe më pas kushëriri i Marias u largua duke u kthyer në shtëpi, ndërsa pas disa orësh, 16-vjeçarja u gjet e vdekur.
“Isha në shtëpinë time kur ajo më thotë që të shkojmë tek sheshi kryesor së bashku për një shetitje. E pyeta se çfarë do të bënte tjetër atje dhe ajo më tha që do të dilte me një të njohurin e saj. E pyeta se kush është dhe ajo më tha që ende nuk e njoh atë dhe se ai është nga Athina. Personi nga Athina e thirri dhe i tha “Unë jam këtu, ku je ti?”, duke i thënë “Tani po vij”. Kur ai erdhi, unë nuk e pashë fare, ndërkohë që Maria më tha të largohesha. Unë u largova dhe nuk e di se çfarë ndodhi më pas. “Me sa di unë, ajo e ka parë atë për herë të parë një ditë më parë “, tha kushëriri i 16-vjeçares për Mega.
Asgjë të re dhe asnjë provë nuk doli nga dëshmia e policit 27-vjeçar, para hetuesve me të cilin shqiptarja Maria 16-vjeçare dyshohet se u takua para vdekjes së saj. Ndër të tjera, ai gjoja pretendoi se mësoi për ngjarjen e saj tragjike nga media të nesërmen, duke shtuar se nuk dinte se çfarë kishte ndodhur, pasi kur u ndanë me njeri – tjetrin 16-vjeçarja nuk tregoi shenja shqetësimi.
Sidoqoftë, prindërit e Marias 16 – vjecare kërkojnë pse nuk hapen kamerat në zonë, me qëllim për të parë Marian tek Kisha dhe personi apo personat që mund të kenë qenë.
Sidoqoftë, autopsia e kryer dje nga ekipi mjeko-ligjor i Larissa konfirmoi rënien e viktimës dhe plagët që ajo kishte marrë.
Avokati i familjes i 16-vjeçares fatkeqe shqiptares Maria, Dimitris Samartzis duke folur për protothema.gr theksoi : “Familja, duke respektuar të gjithë, nuk dëshiron të stigmatizojë asnjë person dhe vë në dispozicion të autoriteteve thjesht të dhënat dhe provat në posedim të tyre dhe nxit që ato të ekzaminohen plotësisht, pa vonesë dhe me hapat e duhur të siguruar nga teknologjia moderne, në mënyrë që të hetojnë çështjen në thellësi dhe për të zbuluar të vërtetën ” .