Greis Çomo është vajza e mjekes së njohur Najada Çomo, e cila na ka emocionuar me fjalët e saj të ndjera në rrjetet sociale. Ajo tregon se prej 4 muajsh nuk e ka përqafuar të ëmën.
Ndër të tjera, Greis thotë se edhe vetë doktoreshë Najada e ka të pamundur të përqafoj nënën e saj, kjo për shkak të riskut që ekziston për të transmetuar virusin.
Vajaza e doktoreshës apelon qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë masat, sepse puna e stafit mjekësor është vërtet e madhe.
Statusi i Greis Çomo:
Personat që më njohin e dinë sa njeri diskret që jam, por e ndjej të nevojshme të shkruaj “2 fjalë”…
Prej më shumë se 4 muajsh, nuk mund të përqafoj dot mamin tim…
Prej më shumë se 4 muajsh, vetë ajo nuk mund të përqafojë dot gjyshen time…
Prej më shumë se 4 muajsh, unë dhe babi, shohim çdo ditë në sytë e saj lodhjen, përkushtimin, dëshpërimin për jetët e humbura, pavarësisht përpjekjeve të panumërta që stafi mjekësor është dukë bërë…
Prej më shumë 4 muajsh stafi mjekësor, të gjithë pa asnjë përjashtim, janë duke shërbyer me një energji dhe forcë të paimagjinueshme…
Prej më shumë se 4 muajsh na kërkohet që të zbatojmë disa rregulla të cilat, në këndvështrimin tim, nuk janë kaq të vështira dhe të pamundura.
Ju lutem, tregohuni pak egoist për veten tuaj, ruani distancën, vendosni maskën