• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ulen rastet e reja/ Ja sa të infektuar konfirmohen sot në të gjithë Shqipërinë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Ulen rastet e reja/ Ja sa të infektuar konfirmohen sot në të gjithë Shqipërinë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme është shënuar një ulje e lehtë e rasteve të reja me koronavirus në Shqipëri.

Kështu, në 24 orët e fundit konfirmohen 45 të prekur nga 269 të testuar, në krahasim me dje që ishin 69.

Por për fat të keq, dy pacientë nuk kanë mundur të mbijetojnë përballë virusit, duke humbur jetën në Spitalin Infektiv.

Bëhet fjalë për një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën.

Të dhënat i ka bërë me dije Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet njoftimit të përditshëm zyrtar.



Dr. Marjeta Dervishi- Instituti i Shëndetit Publik

Vijon të ketë shtrime të reja në spital me simptoma të rënduara si pasojë e Covid19, dhe raste të reja pozitive të identifikuara nga epidemiologët në terren.

Fatkeqësisht, një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e insufuciencës respiratore progresive, pavaresisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.

Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 269 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 45 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Numri i rasteve të rritura në 2 javët e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gadishmëri të shtuar, por në të njejtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë.

Ju lutemi, respektuar rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid19.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh.

Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (1 Korrik 2020)

Testime totale                         27303

Raste pozitive                          2580

Raste të shëruara                      1516

Raste Aktive                             999

Humbje jete                              65 (Qarku Tiranë 36, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 9, Kukës 1, Elbasan 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 367

Durrës 201

Shkodër           150

Vlorë    110

Fier                  47

Lezhë   42

Korçë   28

Kukës 19

Elbasan           16

Gjirokastër 7

Berat     6

Dibër    6

 

 

Pas

Vajza e Ismail Kadaresë e suksesshme si babai, ja posti i rëndësishëm që merr në OKB

Para

Ditë e madhe për Gjermaninë/ Merr presidencën e Bashkimit Europian, ja objektivi kryesor

Para
Ditë e madhe për Gjermaninë/ Merr presidencën e Bashkimit Europian, ja objektivi kryesor

Ditë e madhe për Gjermaninë/ Merr presidencën e Bashkimit Europian, ja objektivi kryesor

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

nga Fast News
12:56 | 21/12/2025
0

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

nga Fast News
12:30 | 21/12/2025
0

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

Çmimi për prodhuesit e energjisë – Vendimi për vitin 2026, shteti do ua blejë me 10 lekë/kWh

nga Fast News
12:00 | 21/12/2025
0

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

nga Fast News
11:22 | 21/12/2025
0

Recent News

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

Inteligjenca Artificiale shpallet “Njeriu i vitit”! – Revista “Time” vlerëson arkitektët e teknologjisë inovatore

12:56 | 21/12/2025
Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

Zbulim i mahnitshëm: Bletët ngritën folenë në dhëmbët e kafshëve të zhdukura

12:30 | 21/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar