Një ngjarke tragjike është regjistruar pak minuta më parë në plazhin e Vlorës.
Një 75-vjeçar është mbytur në Vlorë paraditen e sotme.
Sipas policisë rreth orës 09:45 në lagjen “1 Maji” në Plazhin e Vjetër 75-vjeçari me inicialet A.D. është mbytur, teksa ishte futur për t’u larë.
Mësohet se ai ishte vetëm në momentin kur po bënte plazh, por ende janë të paqarta rrethanat e mbytjes së tij.