Një ngjarje shumë e rëndë është raportuar minutat e fundit nga mediet në Kosovë.
Bëhet e ditur se dy vëllezërit kanë mbetur të vrarë në fshatin Repë të Podujevës për çështjen e një toke.
Viktimat janë një 31 vjeçar dhe vëllai i tij 41 vjeçar, i cili ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.
Mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes ka qëlluar me kallashnikov ndaj tyre për shkak të pretendimeve për një tokë.
Sakaq ky i fundit nuk kishte shumë ditë që ishte kthyer në vendlindje nga Britania e Madhe ku jetonte dhe punonte prej disa vitesh.