Tirana fillon përgatitjet për titullin kampion pas 11 vitesh mungesë.
Bardheblutë fituan sot me Flamurtarin pa shumë probleme me shifrat 2-0 dhe tashmë, kur kanë mbetur 2 javë nga fundi I kampionatit, ata janë me 7 pikë epërsi karshi Kukësit të vendit të dytë.
Verilindorët luajnë nesër në “Loro Boriçi” me Vllazninë dhe në rast të një hapi fals do i jepnin mundësinë Tiranës që të festonte që të dielën titullin e 27-të kampion.
Në ndeshjet e tjera, Skënderbeu fitoi në Gjirokastër me Luftëtarin 0-1, ndërsa Teuta-Partizani dhe Laçi-Bylis, janë ndeshjet e tjera që luhen nesër.