• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Sot seanca për ndryshimet Kushtetuese/ Opozita e Bashkuar ultimatum: Dënojmë braktisjen e dialogut nga PS

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Të gjitha
0
Sot seanca për ndryshimet Kushtetuese/ Opozita e Bashkuar ultimatum: Dënojmë braktisjen e dialogut nga PS
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme do të zhvillohet seanca në Kuvend për ndryshimet Kushtetuese.

Ndërkohë një apel i fortë vjen nga Opozita e Bashkuar, e cila fton Partinë Socialiste të vijojë dialogun në Këshillin Politik dhe të heq dorë nga ndryshimet e njëanshme.

Me anë të një deklarate, Opozita e Bashkuar thekson se ndryshimet e njëanshme kushtetuese nuk janë te detyrueshme për të prandaj PS duhet t’i qëndrojë konsensusit dhe marrëveshjes së përbashkët të 5 qershorit.

Duket se me këtë deklaratë Opozita e Bashkuar paralajmëron se nuk do t’i njohë ndryshimet kushtetuese që sjellin lista të hapura e ndalim të koalicioneve. Më tej theksohet se me këto ndryshime të njëanshme zhbëhet marrëveshja e 5 qershorit si dhe konsensusi.

Opozita e Bashkuar shton se me këto veprime PS provon qartë dëshpërimin nga humbja e pushtetit të liderishipit të saj. Ditën e djeshme Damian Gjiknuri refuzoi në tryezën e Këshillit Politik propozimin e PD- LSI për hapje të listave dhe mos prekje të nenit 64 që ndalon koalicionet. Duket se PS është e vendosur t’i miratojë sot ndryshimet kushtetuese me opozitën parlamentare.



DEKLARATA NGA OPOZITA E BASHKUAR
30 korrik 2020

Opozita e Bashkuar dënon braktisjen e dialogut në Këshillin Politik nga Partia Socialiste gjatë mbledhjes së djeshme. Pavarësisht vullnetit tonë për të vijuar rrugën e dialogut dhe shqyrtimit në mirëbesim të propozimit tonë për konsensus, duke i qëndruar Marrëveshjeve të 5 Qershorit dhe 14 Janarit, Partia Socialiste zgjodhi rrugën e braktisjes së dialogut dhe të ecjes drejt akteve të njëanshme që dhunojnë këto marrëveshje politike të nënshkruara mes palëve.

Opozita edhe në mbledhjen e djeshme tregoi përgjegjshmëri dhe seriozitet duke paraqitur propozimin konkret të kompromisit, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Në 5 orë mbledhje, Partia Socialiste nuk dha asnjë arsye për refuzimin e propozimit tonë, duke dëshmuar edhe njëherë mungesë vullneti për dialog.

Ndryshimet e njëanshme kushtetuese shkatërrojnë konsensusin, thyejnë dhe zhbëjnë marrëveshjet e 5 Qershorit dhe të 14 Janarit të nënshkruara nga vetë Partia Socialiste, dhe sjellin pasoja të rënda për stabilitetin, demokracinë dhe integrimin europian të vendit.

Njëanshmëria nuk është rruga demokratike për përcaktimin e rregullave të zgjedhjeve në një vend anëtar të OSBE-së. Njëanshmëria është rruga e autokratëve që i kanë braktisur qytetarët dhe kanë frikë nga vullneti qytetar. Njëanshmëria nuk është në interes të Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe as në përputhje me aspiratën e qytetarëve për Shqipërinë në Europë.

Opozita e Bashkuar është e vendosur ti qëndrojë me besnikëri interesit të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Dialogu politik është rruga e vetme për gjetjen e konsensusit. Asnjë akt i njëanshëm nuk është i detyrueshëm për Opozitën dhe aq më pak për qytetarët.

Opozita e Bashkuar ripërsërit apelin për Partinë Socialiste, që të gjejë forcë dhe ti qëndrojë Marrëveshjeve që ka nënshkruar, duke hequr dorë nga aktet e njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës dhe duke vijuar dialogun.

Prishja e konsensusit, thyerja dhe zhbërja e marrëveshjeve që vetë ka nënshkruar, dhe tentativa për të prishur normalitetin e zgjedhjeve të ardhshme, janë provë e qartë e dëshpërimit nga humbja e pushtetit që ka kapur prej kohësh lidershipin e Partisë Socialiste.

Pas

Kejvina Kthella tregon të pasmet, i vë ‘flakën’ rrjetit me pozat e fundit (FOTO)

Para

Pasojat e frikshme të pandemisë/ Të ardhurat e çdo shqiptari pritet të ulen me 270 euro

Para
Pasojat e frikshme të pandemisë/ Të ardhurat e çdo shqiptari pritet të ulen me 270 euro

Pasojat e frikshme të pandemisë/ Të ardhurat e çdo shqiptari pritet të ulen me 270 euro

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

nga Fast News
13:30 | 14/12/2025
0

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

nga Fast News
13:00 | 14/12/2025
0

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

Rritet pesha e punonjësve me pagë minimale/ Tremujori i tretë sjell surpriza në tregun e punës

nga Fast News
12:16 | 14/12/2025
0

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

Tri gabimet e përditshme që po ju plakin para kohe

nga Fast News
12:10 | 14/12/2025
0

Recent News

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

Rënia e euros zhvlerëson remitancat. Emigrantët sjellin më shumë, mbeten më pak

13:30 | 14/12/2025
Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

Reforma e re territoriale, alternativa e qeverisjes me Rajone

13:00 | 14/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar