• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“S’kemi pasur materialet e nevojshme”, denoncojnë infermierët shqiptarë

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
“S’kemi pasur materialet e nevojshme”, denoncojnë infermierët shqiptarë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Infermierët shqiptarë kanë reaguar të revoltuar pas akuzave ndaj tyre, që janë fajtorët për shtimin e rasteve të infektuara.

Presidenti i Infermierëve të Shqipërisë, Elson Jaçaj tha se infermierët u infektuan pasi ishin në kontakt të parë me pacientëve.





Jaçaj tregon se arsyeja e infektimeve te bluzat e bardha ka ardhur si pasojë e mosmarrjes së masave.

Ai fajson dhe bën përgjegjës instancat më të larta, duke thënë se më parë nuk ishin siguruar materialet e nevojshme për mbrojten e personelit Shëndetësor, i cili ishte gjithashtu i patrajnuar.

Jaçaj bën denoncimin e fortë kur thotë se nuk ka kapacitet të mjaftueshëm për të sëmurët dhe nuk ka higjienë spitalore, si për pacientët ashtu edhe për stafin mjekësor.

Reagim publik:

Shoqata e Infermiereve te Shqiperise shpreh keqardhje ndaj deklaratave te bera ne drejtim te personelit Shendetesore e sidmos ndaj Infermiereve duke i fajsuar per rastet e shtuara nga bluzat e bardha te prekur me virus.

Ne dijenin tone qe ne hapat e para kur u identifikuan te prekurit e pare me virusin ishin pikerisht Infermieret te cilet si ne cdo rast jane kontakti i pare me pacientin, te cilet jo vetem sherbyen me sakrifice por u infektuan duke sherber dhe a e dini pse???? Sepse nuk ishin mare masa per kete pandemi qe kur u ngrit alarmi per perhapjen e ketij virusi.

A e dini pse???? Sepse nuk ishin siguruar materialet e nevojshme per mbrojten e personelit Shendetesor.

A e dini pse??? Sepse nuk ishte trajnuar personeli Shendetesor se si duhet te sherbenin e njekohesisht si te mbroheshin ndersa sherbenin.

A e dini pse??? Sepse nuk ka kapacitet mjaftueshem per keto te semure dhe nuk ka higjene spitalore te pershtatshme as per keto te semure e as per personelin Shendetesor.

Pra nuk eshte se kane tangerrlik mjeket dhe infermieret prandaj infektohen sepse spo perdorin maskat. Por a e dini qe pedorimi i maskave kirurgjikale nga ana e personelit Shendetesor nuk i mbron ato por duhen maska cilesore profesionale me filter (FFP3 etj)

A e dini qe nje maske kirurgjikale nuk pedoret me shume se tek nje pacient pasi perben burim transmetimi te infeksionit per pacientet e tjere apo dhe per vete personelin por ja qe personelit i jepet nje maske e thjeshte kirurgjikale per te sherber gjate gjithe orarit te punes (8,12 apo 16 ore) cfare tregon kjo qe personeli eshte fajtor????

A e dini qe pacienteve u duhet bere triazhi para se te punes futen ne ambjentet e nje spitali apo qendre shendetesore??? Sa prej pacienteve u behet kjo???

A e dini se si jane kushtet dhe higjena ne spitale dhe qendra shendetesore sot??? Pra eshte prap faji i personelit Shendetesor qe nuk kane as kushtet me minimale per te sherbyer???

Pse nga heronjte e kesaj lufte po cilesohen fajtor dhe kjo jo per faj te tyre.

Pse nje here te vetme skane guximin te pranojne qe te gjithe llojet e qeverive, te gjithe ministrat e te gjithe deputetet vetem kane abuzuar ne sistemin shendetesor dhe asnje nuk ka investuar realisht ne shendetesi ndaj personelit Shendetesor dhe ndaj pacienteve por vetem ne fasada te jashtme per te justifikuar tenderat e tyre.

A dini sa personel shendetesore ka ikur nga vendi vetem nga keqtrajtimi qe u behet.

A e dini sa personel Shendetesore eshte infektuar ne vend.

Nese vazhdohet me kete ritem me largimi dhe infektime kush do sherbej ne ditet ne vazhdim????

Deputetet???

Koncesionaret???

Administratoret???

Kordinatoret????

Apo do kerkohen serisht vullnetare pasi dhe pse eshte nje numer i konsiderueshem Infermieresh qe prej vitesh presin per tu punesuar kjo nuk behet.

Kur do ndergjegjesoheni per te investuar realisht ne Shendetesi dhe kur do ndergjegjesoheni vertete per ta vleresuar personelin Shendetesore qe ju ka ngelur akoma pa ikur???

Neser kush do ju sherbej ne keto spitale dhe qendra shendetesore qe po boshatisen dita dites.

Kur do mesoni ta kuptoni vleren dhe rendesine e Infermiereve????

Nese sot eshte vone…neser do jete e pamundur te behet.

Uroj te reagoni sa me shpejt.

Nje thirrje qe i drejtohet cdo idividi qe ka ndikim tek sistemi Shendetesore qe nga Kryeministri,Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale,cdo deputeti te kuvendit,opozites,cdo Koncesionari , cdo qytetari te thjeshte dhe cdo pacienti…mos i nenvleresoni mjeket dhe infermieret sepse pa to asnje qeveri dhe asnje shtet nuk do mund te funksiononte.

Nga Elson Jaçaj

President i Shoqates se Infermiereve te Shqiperise

Pas

Ushtruan dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen dy persona

Para

Plagosin 40-vjeçarin me armë zjarri, në kërkim autorët

Para
Plagosin 40-vjeçarin me armë zjarri, në kërkim autorët

Plagosin 40-vjeçarin me armë zjarri, në kërkim autorët

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

nga Fast News
13:57 | 28/08/2025
0

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

nga Fast News
13:41 | 28/08/2025
0

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

nga Fast News
09:00 | 28/08/2025
0

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

nga Fast News
08:30 | 28/08/2025
0

Recent News

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

13:57 | 28/08/2025
Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

13:41 | 28/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar