• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rigjykim i dosjes së Tahirit/ Reagon për herë të parë ish-ministri: Vendim në emër të politikës

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Rigjykim i dosjes së Tahirit/ Reagon për herë të parë ish-ministri: Vendim në emër të politikës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i Brendshëm, Sailmir Tahiri ka vendosur të reagojë për herë të parë ditën e sotme në lidhje me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila riktheu për rigjykim dosjen e ish-deputetit.

Tahiri ka ironizuar vendimin e Gjykatës së Apelit, ku në krye shkruhet “Vendim në emër të Republikës”. Ish-ministri e ka qarkuar dhe shkruan, në postimin e tij në Facebook, “Në emër të Politikës”.

Reagimi i Tahirit lë të kuptohet se beteja e tij me drejtësinë vazhdon, edhe pse “Në emër të Politikës”.

Vendimi

Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbardhur vendimin e plotë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin, vendim i cili riktheu për rigjykim dosjen e shumëpërfolur në vend.

Sipas Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Prokuroria është kontradiktore në hetimet e saj, pasi ka ngritur akuzë të re ndaj Tahirit për “kultivim narkotikësh”. Apeli i Posaçëm e cilëson të gabuar edhe vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke u shprehur se ka gabuar në rikualifikimin e veprës penale.

Po ashtu, thuhet në vendim se ish-ministri Tahiri dhe vartësi i tij Jaeld Çela nuk iu dha mundësia të mbroheshin për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. Gjykata e cilëson si jopërfundimtar vendimin që është marrë në Katania të Italisë ndaj grupit kriminal për të cilën është vënë nën akuzë edhe ishministri, pasi nuk plotëson kushtet.

Nga ana tjetër, janë shkelur disa dispozita nga Prokuroria për akuzat e reja ndaj Tahirit dhe Jaeld Çelës, si dhe në rikualifikimin e veprave penale nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila ka dhënë edhe një vendim më parë, por që Gjykata e Posaçme e Apelit e hodhi poshtë. Tashmë çështja e Saimir Tahirit pas 3 vitesh do të rikthehet për rigjykim nga fillimi teksa ish-ministri e ka cilësuar si të padrejtë këtë vendim dhe një zvarritje të qëllimshme.

Pas

E rëndë në Pogradec/ Godasin me mjete të forta 65-vjeçarin, dërgohet me urgjencë drejt Traumës

Para

Mbledhja e Këshillit Politik/ Hajdari e indinjuar: Hera e dytë që nuk më përfshini në komunikim

Para
Mbledhja e Këshillit Politik/ Hajdari e indinjuar: Hera e dytë që nuk më përfshini në komunikim

Mbledhja e Këshillit Politik/ Hajdari e indinjuar: Hera e dytë që nuk më përfshini në komunikim

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

nga Fast News
10:55 | 11/11/2025
0

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

nga Fast News
10:53 | 11/11/2025
0

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

Recent News

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

Kontratat PPP të sterilizimit dhe dializës përfundojnë më 2026, rriten fondet për laboratorin

10:55 | 11/11/2025
Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

Skema e re e kompensimit 10% të TVSH, do përfitojnë fermerët me NIPT që shesin te grumbulluesit

10:53 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar