Forcat Renea po zhvillojnë një aksion të madh në qytetin e Elbasanit. Mësohet se ka përfunduar në pranga një person me rrezikshmëri të lartë.
Personi i arrestuar dyshohet se ka lidhje me ngjarjen e fundit kriminale të ndodhur në Elbasan, ku mbeti i vrarë para shtëpisë së tij Emiljano Ramazani, 39 vjeç. Ramazani ishte një person me precedent penal.
Në këto momente edhe drejtuesit e policisë së shtetit janë nisur me urgjencë drejt Elbasan.