Pandemia nuk po kursen as politikanët shqiptarë.
Pas infektimit ditë më parë, mësohet se gjendja shëndetësore e liderit të LDK Isa Mustafa në Kosovë, është përkeqësuar.
Gjatë ditës së sotme ai do të shtrohet në Klinikën Infektive, sipas Shekulli.info.
Kujtojmë se lajmin që rezultoi pozitiv me virusin, e dha vetë Mustafa dy ditë më parë me anë të rrjeteve sociale.
Ndërkohë 1 vit më parë kryetari i LDK ka treguar se vuan nga një sëmundje e rrallë e quajtur “Sindromi Gulian Barren”.