Ka përfunduar takimi me kryeministrit te Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentittë Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Hoti ka deklaruar se është shënuar progress dhe se ka besim te ndërkombëtarët. Por ende nuk janë bërë të ditura detaje rreth bisedimeve.
”Kemi bërë progres edhe tek tema e zhvillimit ekonomik detajet tjera do t’i mësoni ditëve në vazhdim. Jemi duke diskutuar, ka progres presim javën e ardhshme të detajizojmë këto çështje. Këto janë biseda të nivelit politik, sepse jemi në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjes finale duhet vullnet të të dy palëve dhe dedikim mbështetës. Mund të ketë biseda të natyrës teknike. Jemi plotësisht të angazhuar dhe besojmë tek partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen që na japin. Çështja me objektivë të qartë është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë. Aq sa mund të them e di që ka komunikim të ngushtë mes palës së SHBA-së dhe BE-së”, u shpreh Hoti.