Një qytetare ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e pandemisë.
Mësohet se 88-vjeçarja ka rezultuar e infektuar disa ditë më parë, ndërsa ditën e sotme po transportohej drejt Elbasanit e më pas do të vinte në spitalin Infektiv, për të qenë në kujdes të specializuar mjekësor.
Por rrugës për në spital ajo ka ndërruar jetë brenda autoambulancës.
Identiteti i saj nuk bëhet me dije, ndërsa pritet njoftim zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë.