Për shkak të gjendjes nga pandemia, zyrat e Gjendjes Civile në bashkinë e Vlorës janë të mbyllura për qytetarët deri më 29 korrik 2020.
Tanimë, shërbimet do të vijojnë online përmes E-Albania deri në afatin e caktuar ose në zyrat e GJC në Novoselë dhe Qendër Vlorë, përcaktuar nga protokollet e mbrojtjes së shëndetit në të tilla raste.
Kjo situatë ka ndodhur sepse një punonjëse e Gjendjes Civile ka rezultuar e infektuar me virusin pas kryerjes së testit.
Ndërkohë si masë preventive do të testohen edhe punonjësit e tjerë, për të parë nëse kanë probleme.
Afati 14-ditor ka të bëjë me masat karantenizuese për rastet e tilla, ndërkohë shërbimi për qytetarët do të mund të jepet rregullisht online ose zyrat e përcaktuara.
Kërkohet mirëkuptimi nga qytetarët për situatën dhe apelohet që për mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve, të kontribuojmë të gjithë, duke zbatuara masat mbrojtëse.