• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Pandemia/ Drejtori i Urgjencës: Dëmin më të madh e kanë shkaktuar gjithologët

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Pandemia/ Drejtori i Urgjencës: Dëmin më të madh e kanë shkaktuar gjithologët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht rritjes me ritme të shpejta të numrit të të infektuarve nga pandemia në Shqipëri, shumë qytetarë sërish nuk respektojnë masat parandaluese. Shumë persona mblidhen grumbull nëpër parqe pa maska e doreza.

Kjo neglizhencë ka ardhur nga shumë arsye, por për Drejtorin e Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, dëmin më të madh e kanë shkaktuar gjithologët të cilët nuk janë të asaj fushe.

Në një intervistë për Ora News, ai shprehet njerëzit publik si politikanë, VIP-a, këngëtarë luajnë një rol shumë të rëndësishëm pasi kanë ndikim të madh në opinionin publik.

Brataj: Ne ecim akoma me atë idenë që nuk ka virus. Është një ndarje e ndikuar nga shumë faktorë por që përkeqëson gjendjen dhe është shumë kritike. Duhet që të jenë vetëm profesionistët në këtë moment të thonë realitetin dhe jo të përcjellin mesazhe se mesazhet i përcjellin të gjithë. Por kush është realiteti është diçka tjetër.

Dëmin më të madh të shkaktuar nga gjithollogët që përcjellin një informacion jo të vërtetë që vjen si pasojë e një lumi informacionesh si pro dhe kundër realitetit. Dhe njerëzit e kanë të vështirë që të dinë me detaje sepse nuk janë të gjithë përpara televizioneve. Kur më pyesin a ka luajtur rol politika në këtë situatë. Normal që shumë persona luajnë rol, një politikan, një sportist, një VIP.

Ka shumë persona pranë tij dhe një gjë që e thotë këngëtari, artisti të cilin e ke përqafuar atëherë e beson si të vërtetë. Atëherë beson idenë e asaj që thotë gjithësecili prej nesh. Kjo është dëmtuese. Ne po vuajmë pasojat e muajit qershor. Kjo ndodhi sepse karantina zgjati dy muaj dhe numri i të infektuarve shkoi gati në zero. Pas 18 majit ndodhën shumë evente, nuk u respektuan masa dhe duhej 3-4 javë që virusi të bëjë punën e vetë. Ne erdhëm nga një rezultat gati dy muaj izolim.

Ndërkohë që shumë persona ja vendosin fajin qeverisë për kemenaxhimin e situatës, Brataj shprehet se ne nuk duhet të fokusohemi tek fajtorët por si të zgjidhim këtë situatë.

Ai nuk e mohon mundësinë e izolimit por shprehet se ndërgjegjësimi i qytetarëve luan një rol kyç në këtë moment.

Brataj: Lëre kush e ka fajin pasi nuk na dërgon askund. Ne duhet të shohim realitetin. Duke analizuar mund të gjesh gabime për t’i korigjuar por jo për të nxjerë fajtor. Me jetën e njerëzve nuk duhet të luajë askush. Kjo ka të bëjë me individin, normalisht që dhe shteti ka peshën e vetë por ndërgjegjësimi i njerëzve është pika kyçe. Sot ne jemi në transmetim komunitar. Çdo person që është i infektuar nuk e di se ku e ka marrë. Tani janë gjithandej dhe ti nuk e gjen dot. Gjithçka vjen zinxhir. Siç po shohim shumë shtete po izolohen sërisht. U mbyll Melburni, Australi vetëm për 179 të infektuar në ditë. Të gjithë skenarët janë të mundshëm. Pavarësisht se mund të themi që e përballojmë dhe nuk pati shtet që nuk mori masa drastike. Ne e kemi vetë në dorë tashmë të mbrojmë veten. Ne kemi thënë që virusi ka një jetëgjatësi prej 3 javësh. A nuk mundemi ne që të punojmë dhe të jetojmë duke respektuar këto rregulla që të mbrojmë veten.

Pas

Seriali “Haklaj”, tërhiqet mjeku që do të lunte Fatmirin

Para

Ekspertët marrin vendimin: Mbajtja e maskave do bëhet me detyrim

Para
Ekspertët marrin vendimin: Mbajtja e maskave do bëhet me detyrim

Ekspertët marrin vendimin: Mbajtja e maskave do bëhet me detyrim

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar