Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Operacion ndërkombëtar/ Arrestohet në Tiranë ‘xhaxhai’, anëtari i rrezikshëm i mafies italiane (EMRI-VIDEO)

nga Aurora Sulçe
6 years më parë
në Të gjitha
0
Operacion ndërkombëtar/ Arrestohet në Tiranë ‘xhaxhai’, anëtari i rrezikshëm i mafies italiane (EMRI-VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një operacion ndërkombëtar është finalizuar së fundmi i koduar me emrin “Magma 2020” për goditjen e grupeve mafioze në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe pjesëtarëve të organizatës mafioze “Ndraghetta”.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Shtetit bazuar në të dhënat që kanë bërë me dije dhe mediat Italiane.

Operacioni u zhvillua në të njëjtën kohë në Shqipëri, Itali, Argjentinë e Costa Rica, falë bashkëpunimit ndërkombëtar policor dhe projektit I-CAN (Interpol – Bashkëpunim Kundër Ndrangheta-s).

Arrestimi i “xhaxhait”

“Në kuadër të këtij operacioni, nga Interpol Tirana, në bashkëpunim DVP Tiranë dhe me mbështetjen e FAST ALBANIA, në koordinim nga Departamenti i Policisë Kriminale, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimi, shtetasi Bujar Sejdinaj, i quajtur ‘Xhaxhai’, përfaqësuesi i Ndrangheta-s në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit dhe në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze ‘Bellocco’. Shtetasi B. S. ka marrë pjesë në blerjen e rreth 20 kg kokainë në Spanjë”, njoftoi policia.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Po në kuadër të operacionit, shtuan të njëjtat burime, është bërë dhe arrestimi në Elbasan, më 26 maj 2020, i shtetasit Adrian Cekini, i cili ka qenë i shpallur në kërkim.

Arrestimet në Amerikën Latine

Në të njëjtën kohë, në Argjentinë u bë arrestimi i shtetasve:

-F. S., korrier dhe njeri i besuar i Ndrangheta-s, i cili bënte lidhjen mes Amerikës së Jugut dhe Kalabrisë. Ky shtetas kryente për llogari të organizatës kriminale, detyra të ndryshme operative dhe transport të dokumenteve sekrete;

-G. P., lindur në Romë, me emrin M. P., me banim në Buenos Aires, ishte personi që bënte lidhjet midis furnizuesve të drogës të Amerikës së Jugut dhe familjeve mafioze italiane. Gjithashtu merrej dhe direkt me eksportin e substancave narkotike;

-F. P., lindur në Argjentinë, bashkëpunëtor i ngushtë i F. M., i cili u arrestua edhe në operacionin e kryer në nëntor 2019. Shtetasi F. P., falë rrjetit të tij të bashkëpunëtorëve në Argjentinë, merrej sidomos me anashkalimin e kontrolleve doganore dhe pastrimin e parave;

-Me bashkëpunimin e Interpol San Hoze në Costa Rica u arrestua në qytetin Jaco, shtetasi F. D., lindur në Velletri/Itali, bashkëpronar i një hoteli Casino në Costa Rica. Ky shtetas ishte vendosur në Costa Rica dhe ishte bërë pikë referimi për organizatat kriminale. Roli i tij ishte që të bënte të mundur dërgimin e kokainës në Itali, si dhe u siguronte anëtarëve të organizatës bazën logjistike dhe akomodimin në Costa Rica.

“Ky operacion, i koordinuar me forcat e Policisë argjentinase, të Policisë shqiptare dhe asaj të Costa Ricas, si dhe me UCI Albania, dëshmon se qasja globale ndaj Ndrangheta-s, e arritur përmes projektit I-CAN dhe bashkëpunimit ndërkombëtar policor, është mënyra kryesore për të luftuar një kërcënim që ka ndotur në heshtje ekonominë e mbi 30 vendeve të botës dhe që duhet të luftohet përmes një veprimi të fuqishëm të rrjetit”, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit.

Pas

E rëndë/ Ishte shtruar në spitalin Infektiv, ndërron jetë nga virusi farmacistja 43-vjeçare

Para

“Me muzikë mbaj familjen” Thirrja e Anxhela Peristerit për qeverinë: Ngelëm pa punë, gjeni një zgjidhje

Para
“Me muzikë mbaj familjen” Thirrja e Anxhela Peristerit për qeverinë: Ngelëm pa punë, gjeni një zgjidhje

“Me muzikë mbaj familjen” Thirrja e Anxhela Peristerit për qeverinë: Ngelëm pa punë, gjeni një zgjidhje

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Po dërgojmë njerëzit në Hënë, imazhet e Tokës nga hapësira, e sheshtë apo rrumbullakët?

Po dërgojmë njerëzit në Hënë, imazhet e Tokës nga hapësira, e sheshtë apo rrumbullakët?

nga Fast News
13:30 | 04/04/2026
0

Lufta në Iran dhe tronditja e bursave, çfarë pritet të ndodhë

Lufta në Iran dhe tronditja e bursave, çfarë pritet të ndodhë

nga Fast News
13:11 | 04/04/2026
0

AI nuk mund t’i zëvendësojë këto 5 aftësi, thotë CEO i LinkedIn!

AI nuk mund t’i zëvendësojë këto 5 aftësi, thotë CEO i LinkedIn!

nga Fast News
13:00 | 04/04/2026
0

A duhet që shteti të përfitojë nga kriza?

A duhet që shteti të përfitojë nga kriza?

nga Fast News
12:10 | 04/04/2026
0

Recent News

Po dërgojmë njerëzit në Hënë, imazhet e Tokës nga hapësira, e sheshtë apo rrumbullakët?

Po dërgojmë njerëzit në Hënë, imazhet e Tokës nga hapësira, e sheshtë apo rrumbullakët?

13:30 | 04/04/2026
Lufta në Iran dhe tronditja e bursave, çfarë pritet të ndodhë

Lufta në Iran dhe tronditja e bursave, çfarë pritet të ndodhë

13:11 | 04/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora