Në studion e emisionit Open po zhvillohet një debat, teksa po diskutohet për ndryshimet kushtetuese të iniciuara nga opozita parlamentare dhe mbështetur nga mazhoranca.
Një tjetër debat u zhvillua mes analistit Vehap Kola dhe deputetes Rudina Hajdari, i cili nisi kur Kola tha se Hajdari po i del kundër ndërkombëtarëve.
Pjesë nga debati:
Kola: Në protestën studentore deshët të dorëzonit mandatin, por refuzat kur mandatet i dorëzoi opozita. Këtë e bëtë duke thënë se jeni konsultuar me ndërkombatarët. Po tani pse po i dilni kundër ndërkombëtarëve?
Hajdari: Ku e gjete këtë, m’qafsh?
Vasili: Ju lutem kini respekt për të ftuarit. Kështu mund të thojë dhe ndonjëri për juve. Kështu që tregoni respekt për të ftuarit.
Hajdari: Unë e jap përsëri mandatin për studentët, por një mandate nuk e dëmton Kuvendin, por 56 deputetë e dëmtojnë Kuvendin. Ju keni ardhur këtu, me një kasetë, jepi dhe pak sepse jeni kasetë. /Hapur/