Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshajka nisur diskutimet për VKM-në e re që do dalë për minoritetet.
Në diskutimet e ministrit kanë marrë pjesë personalitete të njohura si z. Fatos Tarifa, z. Pellumb Xhufi, z. Paskal Milo, znj. Elena Kocaqi.
Historiania Eleni Kocaqi ka reaguar për mes një postimi në Facebook, ku shkruan se kryetari i Bashkisë Finiq u largua nga takimi në momentin që ajo mori fjalën.
Ndër të tjera, Kocaqi shton se fshatrat që këto pretendojnë se janë grekë janë shqiptarë ortodoksë.
Postimi i plotë:
LIGJI PER MINORITETET
Isha e ftuar sot nga Ministri i Brendshëm Lleshi për te diskutuar ne lidhje me VKM-ne qe do te dali për zbatimin e ligjit Nr. 96/2017 PËR MBROJTJEN E PAKICAVE KOMBËTARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË. Ishte një grup ekspertesh dhe profesorësh, si njohësi shume i mire i këtyre problemeve z. Përparim Kabo, z. Fatos Tarifa, z. Pellumb Xhufi, z. Paskal Milo, gazetari Marin Mema etj. Ishte një diskutim konstruktiv ashtu siç duhet te diskutohet çdo ligj apo vkm qe del ne vend dhe kjo iniciativë e ministrit është shume e mire, nëse do merren para sysh edhe sugjerimet tona për amendimin e ligjit te vitit 2017, për minoritetet dhe përputhjen e tij me standardin ndërkombëtar.
Duhet thëne se,
1- Deri me sot nuk ka një ligj apo një konventë ndërkombëtare qe përcakton minoritetet. Konsensusi i përcaktimit te pakicave kombëtare nuk është arritur as në të drejtën ndërkombëtare dhe as në të drejtën e brendshme. Në mungesë të përcaktimit të saktë të konceptit të pakicës në nivelin ndërkombëtar, i takon secilit shtet të njohë një grup të caktuar të qytetarëve të tij si pakicë mbi bazën e disa kritereve objektive te njohura ndërkombëtarisht.
2- Disa vende nuk i kanë ratifikuar dhe nuk i zbatojnë konventat ndërkombëtare por kërkojnë nga fqinjët e tyre te drejta për minoritetet qe nuk i njohin as vet. Greqia është vend anëtar i Bashkimit Evropian dhe nuk ka ratifikuar disa konventa ndërkombëtare për te drejtat e minoriteteve. Nuk e di se me ca autoriteti Greqia mund ti kërkoj Shqipërisë dhe BE te drejta për minoritetet kur ajo nuk ratifikon as konventat e vet BE dhe KE për minoritetet. Ajo kërkon te shpik e zgjeroj minoritetin grek, mbi bazën e konventave qe ajo vet nuk i njeh dhe as nuk i zbaton. Greqia nuk ratifikon e as nuk zbaton këto konventa ndërkombëtare për minoritetet.
a- Konventën Ndërkombëtare për te drejtat Civile dhe Politike te 1966. Neni 27 flet për te drejtën e përdorimit te gjuhës nga minoritetet.
b- Greqia nuk e ka ratifikuar Kartën Evropiane për gjuhët rajonale, ose të pakicave te viti 1992.
c- Ajo nënshkroi Kartën e Rishikuar Sociale Evropiane në 1996 por ende nuk e ka ratifikuar atë.
d- Nuk ka ratifikuar Protokollin 12 te KEDNJ-së, neni 1, qe ndalon çdo diskriminim ndaj gëzimit të të drejtave të bazuara, ndër të tjera, “në lidhje me një pakicë kombëtare.
e- Nuk ka ratifikuar Konventën Kuadër Evropian për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare.
3- Janë disa kritere objektive qe aplikohen nga vendet e tjera për përcaktimin e një komuniteti si minoritet kombëtar. Një parim themelor që evoluoi nga praktika gjyqësore e PCIJ është se ekzistenca e komuniteteve është çështje e faktit historik dhe jo e ligjit, dhe për pasojë një shtet nuk ka autoritetin të përcaktojë nëse ekziston një pakicë brenda territorit të saj me ligj por me fakt.
Gjykata Evropiane për te Drejtat e Njeriut në kazusin Sidiropoulos kundër Greqisë riafirmoi këtë parim duke mbajtur mendimin se ekzistenca e pakicave brenda një shteti të caktuar është “një fakt historik”. Ka një numër parimesh qe një komunitet te quhet minoritet qe te ketë një territor, racë, fe, gjuhë dhe traditë në një ndjenjë solidariteti. Deklarimi individual nuk ka asnjë vlere nëse nuk plotësohen faktorët objektiv qe te vërtetosh me fakte qe je një minoritet.
Ligji jone ne nenin 3 pika 2 thotë: Në kuptimin e këtij ligji, pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë pakicat greke, maqedonase, arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe dhe bullgare.
Pakicat qe ka listuar ligji një pjese nuk plotësojnë këto kritere ndërkombëtare si kriteri gjuhe, territor, dhe janë pakica etno- kulturore te shpërndara por dikush ka një gjuhe, dikush nuk e ka fare dhe nuk kane kompaktësi territoriale dhe një pjese e tyre janë komunitete kulturore qe duhen respektuar por qe nuk plotësojnë kriteret ndërkombëtare te minoritetit kombëtar. Plus komuniteti bullgar dhe maqedon një here njihet si bullgar një here si maqedon, pakica serbe një here si malazeze e një here si serbe.
Boshnjaket emigrant njihen si pakice serbe kur nuk janë te tille. Pra ky ligj duhet amenduar dhe rregulluar sipas standardeve ndërkombëtare si dhe VKM-ja për zbatimin e tij. Ligji ka njohur minoritet kombëtarë pa përcaktuar fare kriteret objektive ndërkombëtare mbi te cilat njihen këto minoritete. Ligji duhet te ndaj pakicat etno-kultuore, etno-linguistike nga minoritetet kombëtare, pasi kane percaktime juridik te ndryshme.
Duhet te kemi parasysh se një pjese e këtyre minoriteteve janë shqiptar qe sipas gjuhës se fesë te vendosur ne Perandorinë Osmane dhe me ndërhyrjet e vendeve fqinj janë quajtur minoritet. Megjithatë ne serish i kemi njohur dhe respektuar. Me erdhi keq qe kryetari i Bashkisë Finq qe ishte ne takim u ngrit dhe iku ne një mënyre demonstrative kur unë mora fjalën.
Largimi i tij është dobësi, mungese argumenti dhe viktimizim për përfitim politik. Unë thash qe fshatrat qe këto pretendojnë se janë greke janë shqiptare ortodokse. Janë te dokumentuara qe shume prej këtyre fshatrave kane emrat Gjin e Gjon dhe u janë ndryshuar para 200 vitesh ne kohen kur Rusia mori protektoratin mbi ortodoksit shqiptar nga Perandoria Osmane.
Shqiptaret ortodoks lejoheshin te mësonin ne shkolle vetëm gjuhen e kishës ( vetëm prifti Kozmai hapi 200 shkolla greke ne trojet shqiptare ne kete kohe) dhe nuk ju lejohej mësimi i gjuhës shqipe dhe me krijimin e shtetit grek, ai shtet i konsideroi ata minoritet. Shteti grek nuk provon dot qe ka grek ne Athine dhe Peloponez ne këtë kohe, pa le te provoj me fakte historike siç e ka ligji ndërkombëtar këtë gjë ne Shqipëri.
Megjithëse e vërteta historike është ndryshe dhe fakti historik është një kriter ndërkombëtar thelbësor ne përcaktimin e minoriteteve, serish ne shqiptaret i kemi respektuar por nuk mund te mbahen shkollat greke hapur me 2 nxënës brenda dhe kur nuk ka, marrin shqiptaret i çojnë aty te mësojnë greqisht. Ne nuk mund te paguajmë me paratë tona qe te na asimilohet populli jone sepse kjo i intereson shtetit Grek. Nuk mund te vihen tabela me emra grek vend e pa vend duke shkelur ligjin kombëtar e ndërkombëtar.
Pra shteti shqiptar te zbatoj te gjithë te drejtat e minoriteteve dhe pakicave etno-kulturtore apo etno-lingistike por nga ana tjetër te mos lejoj qe ti asimilohet kombi shqiptar me metoda nga me te ndryshme sepse kjo do na zhbënte si komb. Nga ana tjeter shteti shqiptar te kerkoj prane institucioneve nderkombetare dhe nga vendet fqinje respektimin e te gjithe te drejtave per shqiptaret ne vendet fqinje qe nuk jane minoritet por komb formues dhe shtet formues ne ato vende.