Ka nisur seanca e sotme parlamentare.
Deputeti i opozitës së re Erion Piciri ka kërkuar mocion për shkarkimin e qeverisë Rama.
Kërkesa ka ardhur pas vendimit të gjykatës së Arbitrazhit që i faturon qeverisë shqiptarë të paguajë 111 milionë euro për biznesmenin italian Francesco Becchetti dhe ortakëve të tij për shpronësim të padrejtë të invesimeve të tyre në televizionin privat “Agon Channel”.
“Mocion shkarkimi për qeverinë. Do të bëjmë thirrje, për një interes të madh publik që të reagojë parlamenti.”, u shpreh Piciri gjatë fjalës së tij.