• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Mos u fiksoni vetëm pas virusit” Kalo nxjerr pamjet shqetësuese: Ja infeksionet e tjera që shfaqen në verë

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Mos u fiksoni vetëm pas virusit” Kalo nxjerr pamjet shqetësuese: Ja infeksionet e tjera që shfaqen në verë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një mesazh shumë i rëndësishëm vjen mëngjesin e sotëm nga mjeku infeksionist Tritan Kalo.

Me antë të një thirrjeje dhe duke publikuar disa pamje, ai kërkon vëmendjen e të gjithë qytetarëve.





Sipas Kalos, në një kohë ku njerëzit janë të përqëndruar te koronavirusi, po harrojnë se bashkëjetojnë me shumë viruse dhe rreziqe të tjera.

Mjeku ka postuar një sërë fografish me pamje shqetësuese nga pasojat që lënë te njerëzit infeksionet e shumta të kësaj stine.

REAGIMI I PLOTE I MJEKUT TRITAN KALO

KOHË KOVIDIANE…RIKUJTESË….Çfarë mundet të fshihet në hijen e infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….FIKSIMI pas rrezikut të përhapjes dhe infektimit nga Sars-Cov2, ka lënë në hije dhe ka zbehur mprehtësinë klinike dhe epidemiologjike kërkuese dhe diagnostikuese, të një sërë infeksionesh të cilat janë të shumtë dhe bashkëshoqërojnë këto muaj të nxehtë të VERËS….TEMPERATURA mbi 37 gradë celcius, këputshmëria/asthenia, gërvishjet e fytit apo dhimbjet e tij, një kollë e lehtë, skuqje apo kruarje të syve, dhimbje barku e ndonjeherë të shoqëruar me të vjella ose të dala diarheike, dalje në lëkurën e trupit por sidomos të këmbëve të elementëve imitues të një infeksioni mykotikë apo ekzantematikë etj., menjëherë e adresojnë vëmëndjen tonë si publik i gjërë dhe si profesionistë, kryesisht vetëm e vetëm ndaj infeksionit Sars-Cov2/Covid-19….Po GABOJMË, po MBIDIAGNOSTIKOJMË raste me këtë infeksin, dhe po NËNVLERËSOJMË faktin se kjo stinë KURDOHRË është shoqëruar me infeksione të shumta febrile apo jo….Tonsilitet virale në shumicën e tyre por edhe bakterialë në jo më pak se në 30% të rasteve, janë një dukuri e shpeshtë në këtë stinë të vitit….Faringitet virale, bakteriale por edhe nga qëndrimi në mjedise me ajër te kondicionuar janë po ashtu mjaft të shpeshta….Trakeobronkitet virale apo bakteriale jo kovidiane nuk u zhdukën paprtitmas….Pneumonitë akute komunitare bakteriale dhe virale POR që klinikisht dhe imazherikisht kanë një ngjashmëri të madhe më Sars-Cov2/Covid-19, edhe ato tashmë u “fagocituan”/gllabëruan nga virusi sëmundje-shkaktues e jetë-marrës Sars-Cov2/ Covid-19….Lëndimet pulmonare alergjike në klinikë dhe në imazheri të ngashme me Covid-19, janë këtu dhe duhet të miren parasysh kur pyesim të sëmurët për historikun e shkuar dhe të tanishëm të sëmundjes së tyre….”Gripi” i stomakut apo i zorrëve (“stomach flu and intestinal flu”), kryesisht të shkaktuara nga enteroviruse të ndryshme, bakterie si salmonelat apo parazitë si xhardia, të mos harojmë se nuk janë sëmundje që mundet të fshihen me një të rënë lapsi nga lista e sëmundjve të kësaj stine, sepse tashmë kemi vetëm e vetem SARS-COV2/COVID-19,,,,,Po “ETHJA 3-4 ditore” apo sikundër njihet ajo edhe si “Gripi i verës”, mos u pensionua nga Covid-19….Sëmundjet mykotike të lëkurës pas frekuentimit të ujrave të lumenjve, liqeneve, pishinave apo të detit, a duhet detyrimisht për “elegancë diagnostike” ti mvishen tani Covid-19….Skuqja e syve e shoqëruar me ethe dhe dalje të gjëndrave limfatike para ose pas veshit (Syndroma okulo-glndulare) me origjinë virale, pikërisht pas frekuentimit të mjediseve të mësipërme, edhe ato tashmë shkaktohen vetëm e vetëm nga Covid-19…..Celulitet bakterialë a janë ende të pranishme në klinikë?…Infeksionet e vëndeve të pickimit nga insektë të ndryshëm, kur u bë kohë që nuk bëhet dezinsektim i duhur masiv dhe cilësor i mjediseve tona, enjtjet e dhimbshme pseudo-paralaziuese pas kontaktit me “peshkun e rërës”, a ekzistojnë vallë ato apo jo?…. ….Po Ethja Typhoide, tifoja e zorrëve sikundër e njeh këtë sëmundje më shpesh populli, me këto kushte higjene dhe kontrolli të dyshimtë të bartshmërisë së S. typhi nga ushqim-bërësit apo ushqim-shpërndarësit, edhe ajo NUKU ekziston më….Ekzantemat e ndryshme virale dhe post-streptokoksike, a dolën edhe ato vallë në pension…LISTA e rikujtesës së INFEKSIONEVE STINORE është edhe shumë më e gjatë…NDAJ kolegë dhe ju publik i gjërë, JU LUTEM të mos fiksoheni vetëm e vetëm pas Infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….

 

Pas

Arrestohet autori i të shtënave në Vlorë, qëlloi me breshëri pranë karburantit

Para

I nxehti afrikan mbërrin në Shqipëri, ja kur do të shkojnë temperaturat 40 gradë

Para
I nxehti afrikan mbërrin në Shqipëri, ja kur do të shkojnë temperaturat 40 gradë

I nxehti afrikan mbërrin në Shqipëri, ja kur do të shkojnë temperaturat 40 gradë

Të Gjitha

A po krijon vende pune ekonomia? Papunësia arrin në 8.7%, rënie thuajse e pëpërfillshme

A po krijon vende pune ekonomia? Papunësia arrin në 8.7%, rënie thuajse e pëpërfillshme

nga Fast News
10:14 | 26/06/2025
0

Informaliteti në turizëm, vetëm 12% e turistëve flenë në hotele e shtëpi

Informaliteti në turizëm, vetëm 12% e turistëve flenë në hotele e shtëpi

nga Fast News
09:56 | 26/06/2025
0

Rritje e fondeve për sigurinë deri në 5% e PBB? Ja sa kemi paguar deri më tani

Rritje e fondeve për sigurinë deri në 5% e PBB? Ja sa kemi paguar deri më tani

nga Fast News
09:47 | 26/06/2025
0

Zihet më pak peshk, INSTAT: 14.9% më pak vitin e kaluar

Zihet më pak peshk, INSTAT: 14.9% më pak vitin e kaluar

nga Fast News
09:28 | 26/06/2025
0

Recent News

A po krijon vende pune ekonomia? Papunësia arrin në 8.7%, rënie thuajse e pëpërfillshme

A po krijon vende pune ekonomia? Papunësia arrin në 8.7%, rënie thuajse e pëpërfillshme

10:14 | 26/06/2025
Informaliteti në turizëm, vetëm 12% e turistëve flenë në hotele e shtëpi

Informaliteti në turizëm, vetëm 12% e turistëve flenë në hotele e shtëpi

09:56 | 26/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar