Maska që ka përdorur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu është komentuar nga eskperti i Shëndetit Erion Disho. Ndërkohë, gjatë inspektimeve të hapjes së laboratorit të dytë për testimet për virusin, në shoqërinë e mjekut Andi Koraqi dhe të Drejtorisë së ISHP-së Silva Bino, ministrja ka përdorur një maskë, që sipas ekspertit nuk siguron mbrojtje.
Përmes një reagimi, Dasho shprehet se ministrja mban maskën në ambientet spitalore me valvul, gjë e cila sipas tij personat që mund të jenë pranë saj janë të pambrojtur nga virusi.
Ndërsa më tej mjeku shprehet, se nëse dy persona përdorin maska, ata mbrojnë njëri-tjetrin, por nëse njeri prej tyre përdor maskën me valvul dhe tjetri jo, atëherë rrezikohet personi përballë.
Statusi i plotë:
Zonja Ministre!
Në kohën e COVID, maska mbahet për solidaritet. Maska ime ju mbron ju dhe maska juaj më mbron mua! Në se ju mbani një maskë me valvul, unë ngelem i pambrojtur!
Ju lutem, ngrini një komitet profesionist ekspertësh dhe jo amatorët që ju rrethojnë prej 6 muajsh dhe kanë bërë dëme të jashtëzakonshme në shëndetin, jetën sociale dhe ekonominë e shqiptarëve!
Ata do të dinë se si t’ju këshillojnë!