• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Merret vendimi/ Manastirliu njofton: Maska bëhet e detyrueshme për ambjentet e mbyllura

nga Aurora Sulçe
5 years më parë
në Aktualitet
0
Merret vendimi/ Manastirliu njofton: Maska bëhet e detyrueshme për ambjentet e mbyllura
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në kuadër të situatës emergjente që është krijuar në vend për shkak të pandemisë, ku shifrat e rasteve të reja vinë në rritje dita-ditës, duket se qeveria është vënë në lëvizje duke komunikuar së fundmi një masë të rëndësishme.

Konkretisht, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri të ditur sot nga qendra shëndetësore nr.8 në Tiranë se vendosja e maskës me detyrim në ambientet e mbyllura është një masë e domosdoshme, që do të hyjë në fuqi për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.





“Me vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve kemi vendosur që maskat/barrierat mbrojtëse, ashtu siç i kemi përcaktuar të jenë të detyrueshme në transportin publik apo në aktivitetet me rrezikshmëri të lartë, tashmë do të jenë të detyrueshme për të gjithë individët për t’u përdorur në ambientet e mbyllura. Do të jetë një përgjegjësi më shumë e të gjithë qytetarëve, për të mbajtur barrierat mbrojtëse, kudo në ambientet e mbyllura. Të gjithë ata individë që nuk do ta përdorin barrierën mbrojtëse, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, do të penalizohen”, bëri të ditur Manastirliu.

Duke theksuar betejën e madhe që po bëhet në spitalin infektiv për shpëtimin e jetëve të pacientëve ku aktualisht po trajtohen 90 qytetarë, Manastirliu tha se beteja vazhdon çdo ditë në terren nga epidemiologët apo edhe mjekët e familjes që po ndjekin rastet në kushte shtëpie. Duke falenderuar personelin shëndetësor për punën e kryer me shumë përgjegjësi dhe duke i garantuar për mbështetjen e vazhdueshme të tyre me materiale të mbrojtjes personale, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka apeluar për respektim të rregullave të vendosura.

“Për ata të cilët janë skeptikë dhe nuk zbatojnë rregullat, u them që të shkojnë të takojnë të afërmit e familjarëve të cilët janë të shtruar në spitalin infektiv dhe të shohin se çfarë vuajtjesh kanë ata pacientë. Por ne mund ta luftojmë këtë sëmundje, duke përdorur armët e thjeshta, siç është përdorimi I maskës. Komunitetet shkencore e kanë pohuar se maskat/barrierat mbrojtëse e reduktojnë përhapjen e infeksionit në ambientet e mbyllura. Është shumë efikase, pasi redukton transmetueshmërinë. Nëse e vendosim të gjithë, ajo përkthehet në një armë mbrojtëse për mospërhapjen e këtij infeksoni. Është shumë e rëndësishme që të na mirëkuptojnë të gjithë qytetarët, që ky është një akt që bëhet për të mirën e shëndetit. Shëndeti nuk ka çmim”, apeloi Manastirliu.

Detyrimi për vendosjen e barrierave mbrojtëse në ambientet e mbyllura do të përcaktohet me aktin normativ, ku do të përcaktohen edhe penalitetet për mosrespektimin e këtij detyrimi në ambientet e mbyllura.

Pas

FOTO/ Rudina Magjistari niset me pushime në Turqi, por i ndodh e papritura në aeroportin e Rinasit

Para

Ndryshimet në Kushtetutë/ PD zbulon çfarë fshihet pas: Ja cili është qëllimi i vetëm i Ramës

Para
Ndryshimet në Kushtetutë/ PD zbulon çfarë fshihet pas: Ja cili është qëllimi i vetëm i Ramës

Ndryshimet në Kushtetutë/ PD zbulon çfarë fshihet pas: Ja cili është qëllimi i vetëm i Ramës

Të Gjitha

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

nga Fast News
11:00 | 22/06/2025
0

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

nga Fast News
11:00 | 22/06/2025
0

Gratë humbin terren në biznes, më pak ndërmarje të drejtuara prej tyre

Gratë humbin terren në biznes, më pak ndërmarje të drejtuara prej tyre

nga Fast News
10:30 | 22/06/2025
0

Shqiptarët pas luksit, në 5 muaj u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro

Shqiptarët pas luksit, në 5 muaj u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro

nga Fast News
10:00 | 22/06/2025
0

Recent News

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

Model i ri apo i vjetër, cfarë biznesesh po hapen?

11:00 | 22/06/2025
SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

SHBA “prodhon” 1 mijë milionerë të rinj çdo ditë

11:00 | 22/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar