Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama është bërë nostalgjik duke postuar një video me pamjet e eksodit të shqiptarëve pas rënies së diktaturës.
E teksa sot shënon data 2 korrik, përkujtohet dhe 30 vjetori i hyrjes së mijëra personave në territorin e ambasadave të huaja, në kërkim të një jete më të mirë.
Kryeministri nuk harron të shkruajë krahas videos: 30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve, një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë.