Një ngjarje tragjike dhe makabre në të njëjtën kohë ka ndodhur në Pakistan.
Një vajzë 14-vjeçare është lagur me benzinë dhe më pas është djegur e gjallë nga xhaxhai i saj, pasi baba ii vajzës kishte refuzuar martesën e saj me kushuririn e parë.
Vajza e quajtur Sadia, u vra pasi babai i saj Mohammad Yousuf refuzoi idenë e vëllait të tij Mohammad Yaqoob që ajo të martohej me birin e këtij të fundit.
Policia njoftoi se xhaxhai kishte pritur që e mitura të kthehej në shtëpi të premten, kur ishte konfrontuar me të për refuzimin. Më pas i kishte hedhur lëndën djegëse në trup dhe i kishte vënë flakën.
Sipas policisë, asnjë familjar nuk ndodhej në shtëpi dhe vajza kishte luftuar e vetme. Sadia kishte arritur të shkonte në spital, ku u shpall e vdekur pak më vonë.
Disa raportime thonin se familja ishte përpjekur ta fshihte vrasjen duke thënë se vajza ishte përfshirë në një shpërthim gazi.
Por kur ishte marrë në pyetje xhaxhai, kishte pranuar sulmin e sëmurë.