Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në plazhin e Velipojës, në Shkodër. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ka të plagosur.
Sipas informacioneve, dy automjete kanë shkëmbyer zjarr në ecje e sipër.
Nuk dihen shkaqet e konfliktit dhe as personat e përfshirë në të.
Ende nuk ka një informacion zyrtar, ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje.
Lajmi në përditësim…