• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Kodheli tërheq deklaratat për mësueset: Nuk komentova jetën e tyre personale

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
Kodheli tërheq deklaratat për mësueset: Nuk komentova jetën e tyre personale
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Deputetja e PS dhe ish-ministrja e Mbrojtjes znj. Mimi Kodheli sqaroi në Euroneës Albania përballë gazetares Ilva Tare komentet e debatuara për gjendjen e arsimit në Shqipëri.

Ndërsa mohoi që të ishte seksiste deklarata e saj nga takimi i kuvendit për mësueset që “nuk u del koha të jenë mësuese, pasi kujdesen për tualetin dhe minifundet”.

“Nuk mund të vijë nga një grua, për më tepër e kuruar siç jam unë një koment që ju e konsideroni seksist. Nuk flas për jetën personale të mësuesve. Kam thënë se dikur ka pasur një tjetër dedikim. Nuk ka qenë ulëritëse pamja e mësueses, ka qenë ulëritës ndikimi që kanë pasur tek ne,” tha znj. Kodheli.

Gazetarja Ilva Tare i kujtoi ish-ministres se mësueset konservatore me veshje më të thjeshta, jo domosdoshmërisht japin mësim më mirë se sa ato që bëjnë më tepër kujdes për veten.

“Ne jemi të gjithë të burgosur të paragjykimeve tona. Unë jam rritur në disa kushte të caktuara dhe jam produkt i atyre kushteve. Mos harroni, ne në shkollë çojmë për mësuesi ata që kanë mesataren më të ulët,” shtoi deputetja duke thënë se faji për këtë është dhe i politikës.

“Problemi është nëse kjo vepër konsumohet në një vit të tërë brenda të njëjtit institucion, atëherë këtu ka një problem të madh. Sigurisht që unë kam doza indinjimi dhe ju mund të më thoni çfarë të doni komente seksiste apo jo, nuk merakosem fare se nuk jam unë problemi”, tha znj. Kodheli.

Deputetja socialiste tha se deklaratat e saj kishin karakter metaforik dhe se lidheshin me mësuesin si institucion dhe jo si individ.

“E kam tek mësuesi si fenomen shoqëror që duhet të jetë në avantgardë, jo politika në avantgardë,” shtoi ajo.

Lidhur me mungesën e balancës së jetës mësimore me atë sociale, kur mësuesit përdoren nga politika, gazetarja Tare i kujtoi Kodhelit përdorimin e mësuesve si sfonde në takimet politike,  në aktivitete elektorale, në korrupsione dhe ndikime politike.

“Kemi ngritur një sistem, aplikimi ka qenë online, ka qenë me pikëzim, besoj se kemi bërë shumë gjëra të mira dhe kemi shkëputur shumë këtë fashë të shoqërisë nga ndikimi politik,” sqaroi deputetja, duke shtuar se puna për këtë është në progres dhe nuk mund të pritet për rezultate maksimale.

E pyetur nga znj. Tare nëse deputetët mund të bëjnë më shumë për mësuesit me mesatare të ulët apo mosfunksionimin e shkollës së drejtorëve, socialistja u përgjigj se po bashkëpunohej me qeverinë për të hartuar një paketë ligjore në mbrojtjeje në shkolla.

Pas

Vetëflijimi në Kombinat/ Drejtori i Policisë: U futëm nga dritarja, gjetëm shënime fetare

Para

Zëri i Amerikës: 2 korrik 1990-2020, shqiptarët sërish me sytë nga ambasadat

Para
Zëri i Amerikës: 2 korrik 1990-2020, shqiptarët sërish me sytë nga ambasadat

Zëri i Amerikës: 2 korrik 1990-2020, shqiptarët sërish me sytë nga ambasadat

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

nga Fast News
17:25 | 15/09/2025
0

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

nga Fast News
17:23 | 15/09/2025
0

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

Presidenti Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”, po Diellën?

nga Fast News
17:17 | 15/09/2025
0

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

Si ta fitoni besimin e partnerëve në biznes

nga Fast News
17:14 | 15/09/2025
0

Recent News

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

Trump kërkon të mos blihet nafta ruse, BE shqyrton propozimet për sanksione të reja kundër Rusisë

17:25 | 15/09/2025
PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

PS mbledh grupin parlamentar dhe zgjedh kryetarët e komisioneve. Ja kush vihet…

17:23 | 15/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar