• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

KLGJ i propozon Dvoranit pozicionet e reja në 6 gjykatat e vendit

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Dvorani s’dorëzohet: Edhe pas shkarkimit nga KLGJ mund të jem sërish në KED
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen plenare të radhës, ku u shqyrtuan çështje të rëndësishme.

Këshilli publikoi pozicionet e lira të punës në nivel apeli, për gjyqtarin Ardian Dvorani, që ka të drejtën e caktimit të një pozicioni të tillë.

Dvorani ka të drejtë të zgjedhë një nga 6 pozicionet e përcaktuara deri më datë 28.07.2020.

Pozicionet që mund të zgjedhë gjyqtari janë: Gjykata e Apelit Tiranë, Gjykata e Apelit Administrativ, Gjykata e Apelit Durrës, Gjykata e Apelit Korçë, Gjykata e Apelit Gjirokastër, Gjykata e Apelit Shkodër.

Kujtojmë që Këshilli i Lartë Gjyqësor njoftoi mbarimin e mandatit për Ardian Dvoranin, ish-anëtar i Gjykatës së Lartë që prej viti 2005.



Njoftimi KLGJ:

Në vijim Këshilli, pasi u njoh me dokumentacionin përkatës, vendosi pezullimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga znj. Ariana Gaçi, për rikthimin e saj në funksionin e Këshilltarit të Gjykatës së Lartë. Kjo vendimmarrje u bë për shkak të kërkesës saj të paraqitur për shqyrtim para Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Më tej, mbledhja vijoi me shqyrtimin e relacionit mbi situatën e pritshme të caktimin në pozicion të të sapodiplomuarve për magjistratë. Pas diskutimeve, Këshilli vendosi që t’i kërkojë Shkollës së Magjistraturës, si organi kompetent që bën renditjen e kandidatëve për magjistratë, të unifikojë listën e të diplomuarve për magjistratë, profili gjyqtar.

Pas diskutimeve, Këshilli vendosi publikimin e pozicioneve të lira në nivel apeli, për gjyqtarin Ardian Dvorani, që ka të drejtën e caktimit në një pozicion të tillë. Pas kësaj vendimmarrje gjyqtari Ardian Dvorani, ftohet për të zgjedhur deri më datë 28.07.2020, njërin nga pozicionet e lira në gjykatat e mëposhtme:

Gjykata e Apelit Tiranë,

Gjykata e Apelit Administrativ,

Gjykata e Apelit Durrës,

Gjykata e Apelit Korçë,

Gjykata e Apelit Gjirokastër,

Gjykata e Apelit Shkodër.

Gjithashtu, Këshilli vendosi përfundimin e procedurës së ngritjes në detyrë në Gjykatën e Lartë, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile, të shpallur me Vendimin nr.86, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, për kandidaten znj. Klodiana Veizi, për shkak të tërheqjes së saj nga kandidimi për këtë pozicion.

Në përfundim të mbledhjes, Këshilli vendosi verifikimin e plotësimit nga kandidatja znj. Irida Kacerja të katër kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 91, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit.

Pas

Bie zjarr në kodrat e Karbunarës së Vogël, banorët në “luftë” me flakët

Para

Pandemia/ Bilanc tragjik: Humbin jetën 3 persona

Para
Pandemia/ Bilanc tragjik: Humbin jetën 3 persona

Pandemia/ Bilanc tragjik: Humbin jetën 3 persona

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

nga Fast News
18:52 | 17/12/2025
0

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

nga Fast News
15:30 | 17/12/2025
0

Përkeqësohet tregtia, eksportet me rënie 7% këtë 11-mujor

Përkeqësohet tregtia, eksportet me rënie 7% këtë 11-mujor

nga Fast News
15:02 | 17/12/2025
0

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

Musk bëhet personi i parë me mbi 600 miliardë USD pasuri neto

nga Fast News
10:00 | 17/12/2025
0

Recent News

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

Nuk ndryshon norma bazë e interesit, Guvernatori i BSH analizon ekonominë

18:52 | 17/12/2025
Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

Zhvillimet nga turizmi, të huajt në hotele rritje me 55.4%

15:30 | 17/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar